Këtë të shtunë vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonat qendrore, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar dhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Pas orëve të pasdites, reshjet do të reduktohen gradualisht, duke u përqendruar kryesisht në veri të vendit, ku do të jenë të dobëta.
Era do të fryjë nga Verilindja në Jugperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, era mund të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s.
Deti-Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon pritet të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.