Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme prezente në të gjithë vendin tonë duke bërë që të kemi mbizotërim të motit të vranët dhe do të ketë prezencë të lartë të lagështirës në ajër në të gjithë territorin.
Parashikohet që herë pas herë vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar reshje të pakat shiu, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore gjatë pjesës së dytë të ditës.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 20°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.