Sipas Meteoalb, dita e sotme do të jetë e qëndrueshme.
Masat ajrore me origjinë polare do të sjellin temperatura të ulëta në territor.
Herë pas here do të shfaqen vranësira të shumta kryesisht në skajin verior si dhe në zonat përgjatë kufirit lindor, megjithatë nuk priten reshje.
Mbrëmja dhe nata do të jenë pothuajse me të njëjtat kushte. Sa i përket temperaturave, vlera minimale do të regjistrohet -5 gradë Celsius dhe maksimale 13 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 50 km/h në drejtim verior duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë.