Si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga perëndimi dhe veriperëndimi i Europës, Shqipëria do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale por do të mbeten konstante në vlerat maksimale duke u luhatur nga -1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 18°C vlera maksimale e shënuar përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi maksimale 25 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim i ulët.