Sipas MeteoAlb, territori shqiptar mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të dobët në Ultësirën Perëndimore, por reshje të pakta dhe të izoluara dëbore do të ketë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë ndërprerje të reshjeve në pjesën më të madhe të vendit duke lënë me reshje dëbore vetëm skajin Verior dhe Verilindor, megjithatë edhe në keto zona reshjet priten në në sasi të pakta dhe të papërfillshme.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale në Bulqizë deri në 16°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.