Vendi ynë do të jetë me vranësira dhe kthjellime gjatë orëve të paradites.
Megjithatë sipas MeteoAlb, gjatë mesditës dhe pasdites, parashikohet që vranësirat e lehta të largohen nga Ultësira Perëndimore duke u zhvendosur përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me -5°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 15°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./Opinion.al