Ardhja e masave ajrore veriperëndimore drejt territorit shqiptar do të diktoje mot të vranët dhe të freskët. Herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjenruar shira të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veri-veriperëndimore.
Sipas MeteoAlb, orët e pasdites do të sjellin përmirësim të menjëhershëm të kushteve te motit duke bërë që i gjithë territori shqiptar të dominohet nga kthjellime dhe vranësira më të pakta. Kjo situatë e qëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.