Aktivizimi i Anticiklonit të Azoreve do të diktojë kushtet e motit në territorin shqiptar, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante gjatë gjithë paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare.
Vranësira më të dukshme priten përgjatë zonave Verilindore dhe Juglindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët në Pukë deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qytetin e Beratit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 apo 2 ballë.