Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parapaskenat/ Ja si u zgjodh drejtori i ri i RTSH pas ngërçit 1 vjeçar

2016/05/06 at 4:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Parapaskenat/ Ja si u zgjodh drejtori i ri i RTSH pas ngërçit 1 vjeçar

Partia Demokratike bashkon votat me mazhorancën duke bërë të mundur emërimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.

Pas një periudhe të gjatë ngërçi, që solli dhe ndryshimin e Ligjit për Mediat Audiovizive, që sanksiononte edhe zgjedhjen me shumicë të thjeshtë të votave të Drejtorit të RTSH, pas tre raundeve të votimit, sot Këshilli Drejtues i RTVSH ka mundur të emërojë kandidatin e hershëm Thoma Gellçi, si Drejtor i Përgjithshëm i medias së vetme audiovizive publike.

Por, edhe pse me ndryshimin ligjor Gellçi mund të votohej edhe me shumicë të thjeshtë në raundin e fundi, pra edhe me rezultatin 6 me 5 në favor të tij, ai ka mundur të zgjidhet në raundin e parafundit, me një votë më shumë të marrë edhe nga anëtarët e Këshillit Drejtues që përfaqësojnë opozitën politike, pra me rezultatin 7 vota pro tij dhe 4 kundër.

Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtarë të propozuar nga Partia Socialiste, 5 nga Partia Demokratike dhe një nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Rrjedhja e një vote nga pesë anëtarët e Këshillit Drejtues që përfaqësojnë opozitën pranohet edhe nga këta të fundit.

Edhe pse nuk ka një qëndrim zyrtar të anëtarëve përfaqësues të opozitës, apo dhe nga drejtues të vetë opozitës burime të sigurta të Televizionit Klan, pohojnë se pro Thoma Gellçit, përveç 6 anëtarëve të shumicës, ka votuar edhe Saimir Kumbaro, anëtar i Këshillit Drejtues që përfaqëson Partinë Demokratike.

Saimir Kumbaro, regjisor i njohur, është edhe i afërm i Deputetit të PD -së Genc Pollo njëkohësisht kryetar i Komisionit Parlamentar të Medias, i cili mendohet se ka ndikuar edhe në përzgjedhjen e Kumbaros si përfaqësues i opozitës në Këshillin Drejtues të RTVSH -së.

Nuk dihet arsyeja se përse z. Kumbaro ka dhënë votën e tij pro zgjedhjes së Thoma Gellçit si Drejtor i Përgjithshëm i RTVSH, në një kohë kur katër anëtarët e tjerë të opozitës në Këshill, kanë votuar kundër tij, si në 3 raundet e mëparshme.

Por ndërkohë që Kumbaro, apo dhe vetë ish – dhëndri i tij, Genc Pollo heshtin, reagimi i vetëm nga brenda Partisë Demokratike vjen nga Deputeti Luçiano Boçi, i cili në një postim thotë se: “Thoma Gellçi, ish – Kryeredaktori i “Zërit të Popullit”, pas ndryshimit të ligjit, që mund të quhet ligji Gellçi dhe jo Ligji për Mediat Audiovizive, u zgjodh për inatë të mazhorancës, Drejtor, me shumice të cilësuar 7 – 4.

Tejkaloi dhe ndryshimin ligjor, që u bë me aq djersë dhe mund“, shprehet me ironi Boçi, i cili shton se, tani u bind se RTSH do t’i kthehet popullit.

Por dhe vetë z. Boçi, edhe si anëtar i Komisionit të Medias, nuk e komenton votën pro, të z. Kumbaro si përfaqësues i opozitës në Këshill Drejtues, votë që në fakt jo vetëm thjeshtoi emërimin e z. Gellçi, por dhe shthuri qëndrimin e vetë opozitës në Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.

Ju sugjerojmë

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Aktualitet

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

9 Qershor, 2025 2:25 pm
Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

9 Qershor, 2025 2:20 pm
Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat
Aktualitet

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat

9 Qershor, 2025 2:08 pm
Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
Kryesore

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

9 Qershor, 2025 1:56 pm
‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
Kryesore

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit

9 Qershor, 2025 1:53 pm
Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi
Aktualitet

Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi

9 Qershor, 2025 1:48 pm
Para
Foto-lajm/ Drejtori i ri i RTSH mik me Olsi Ramën

Foto-lajm/ Drejtori i ri i RTSH mik me Olsi Ramën

Gylseren” në darkë me një shqiptar, ja si bën simbolin e shqiponjës

Gylseren” në darkë me një shqiptar, ja si bën simbolin e shqiponjës

Alarmi/ 7 mijë shqiptarë në vit preken nga sëmundjet në zemër

Alarmi/ 7 mijë shqiptarë në vit preken nga sëmundjet në zemër

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
9 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale. “Ky vendim...

Lexo më shumë

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
9 Qershor, 2025

Një tjetër vatër tashmë konfirmohet nga murtaja e bagëtive. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve bën të ditur...

Lexo më shumë

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
9 Qershor, 2025

Është përfshirë nga flakët një banesë në Qafën e Kalasë në Berat. Grupet e shërbimeve zjarrfikëse edhe policia shkuan në...

Lexo më shumë

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
9 Qershor, 2025

Millan Milliqeviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u arrestua të hënën, konfirmuan nga kjo parti, që është më e madhja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com