Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paranojat e tiranëve

2019/08/26 at 12:58 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Paranojat e tiranëve

Duket Stalini e respektonte presidentin amerikan Frenklin Ruzvelt, pasi lideri sovjetik, urdhëroi që lajmi i vdekjes së Ruzveltit dhe detajet mbi funeralin e tij të botoheshin tek “Pravda”, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste.


Stalini i shkroi gjithashtu një letër ngushëllimi vejushës së presidentit, Eleonor Ruzvelt.

“Pasi shprehu në rreshtat e parë simpatinë, diktatori sovjetik la të kuptojë se presidenti amerikan ishte helmuar, dhe ofroi ndihmën e tij për çdo hetim që mund të ndërmerrte zonja Ruzvelt”- shkruajnë në librin e tyre “Paranoja politike, psikopolitika e urrejtjes”, Robert S.Robins dhe Xherrold M.Post.

“Psychology Today” shkruan se gjashtë vjet më vonë, në vitin 1951, paranoja e Stalinit u rëndua shumë, siç tregohet edhe nga sjellja e tij gjatë pushimeve. Është e kuptueshme që pushimet me tiranin sovjetik, mund të ishin çdo gjë përveçse të qeta për mysafirët. Kjo është diçka që e dinin shumë mirë Nikita Hrushov dhe Anastas Mikojani, anëtarët e rrethit të brendshëm të Stalinit.

Në kujtimet e tij, Hrushov përmend një rast kur ai dhe Mikojanit ishin të ftuarit e tiranit në Novi Afon, një qytet buzë Detit të Zi. Një mbrëmje, Stalini doli vetëm nga shtëpia e tij e pushimit. Të ftuarit i shkuan nga pas. Duke e vështruar ngultazi në sy Hrushovin, Stalini tha: “Unë jam një person i degraduar. Nuk i zë dot besë askujt. Madje as vetes time!”.

Hrushovi dhe Mikojani, me shumë zgjuarësi nuk bënë asnjë koment. Pas një heshtjeje të sikletshme, rifilluan bisedat normale. Hrushovi nuk e harroi kurrë atë episod me Stalinin. Më vonë, ai ia atribuoi spastrimet dhe krimet e Stalinit paranojës ekstreme të tiranit.

“Është fakti që ai nuk i besonte asnjëherë askujt”- shkruante Hrushovi në kujtimet e tij.

Kur Stalini fillonte të dyshonte për dikë, ai do ta vëzhgonte gjithnjë e me më shumë kujdes viktimën e tij të ardhshme. Pas një fare kohe, sipas Hrushovit, niveli i mosbesimit do të arrinte një pikë kritike, dhe i dyshuari do të eleminohej si shumë të tjerë para tij.

I ftuari tjetër sëbashku me Hrushovin në ato pushime të paharrueshme në Novi Afon, Anastas Mikojanu, u bë shpejt shënjestër e paranojës së Stalinit. Mikojani kishte punuar me Stalinin, dhe ishte një mbështetës i tij prej gati 3 dekadash. Ai ishte një besnik i tij. Por, kjo nuk kishte rëndësi për tiranin që kishte plot dyshime.

Stalini nisi ta kritikonte shokun e tij të vjetër. Mikojani e dinte se ishte i marrë fund. Shpëtoi vetëm falë vdekjes së Stalinit në vitin 1953. Vdekja e tiranit, shpëtoi potencialisht mijëra viktima të tjera të pafajshme nga një spastrim i ri i afërt, që Stalini kishte planifikuar disa muaj përpara se të ndërronte jetë.

Planifikimi nisi kur një nga mjekët personalë të liderit sovjetik, i sugjeroi pacientit të tij që për të ruajtur shëndetin t’i delegonte një pjesë të kompetencave të tij të tjerëve. Këshilla u interpretua nga udhëheqësi paranojak, si një dëshmi e qartë e një komploti kundër tij.

Të akuzuar për planifikimin e helmimit të Stalinit dhe zyrtarëve të tjerë sovjetikë, mjekët hebrenj u arrestuan. Burgu i Lubjanka, vendi famakeq i torturës dhe vrasjes së disidentëve sovjetikë dhe viktimave të tjera, ishte gati të priste një fluks tjetër të “armiqve të popullit”, siç kishte pasur gjatë spastrimeve të mëparshme.

Natyrisht, Stalini nuk ishte tirani i vetëm që shfaqte tipare paranojake.

Një prej mjekëve të Mao Ce Dunit, dr.Li Zhisui, vërejti shenjat e para të paranojës tek lideri kinez, kur Mao ishte 65 vjeç. Mao pohoi se pishina e tij ishte helmuar. Shtatë vjet më vonë, Mao u ankua se një nga shtëpitë e tij ishte “helmuese”.

Më vonë, ai kishte frikë se dikush po fshihej në papafingon e shtëpisë ku ai po qëndronte. U krye një kontroll dhe prej andej u dëbuan disa mace, por gjithsesi Mao u zhvendos në një rezidencë tjetër. Ditë më vonë, ai u zhvendos përsëri.

Një vit më vonë, ai deklaroi se një nga ndërtesat në kompleksin e tij personal në Pekin ishte helmuar. Dr. Li, i cili shërbeu si mjek personal i Maos për më shumë se dy dekada, tha se paranoja e Maos zgjati deri në vdekjen e tiranit në moshën 83 vjeçare, në vitin 1976.

Ndërkaq Efraim Karsh dhe Inari Rauci, intervistuan një të ftuar të veçantë të tiranit irakian për librin e tyre ”Saddam Husein: Një biografi politike”.

Jo shumë kohë pas ngjitjes së tij në pushtet në vitin 1979, Sadami i shpjegoi me qetësi të ftuarit të tij, se ai e dinte se “shumë njerëz po komplotojnë për të më vrarë, dhe kjo nuk është e vështirë për t’u kuptuar”.

“Tek e fundit, a nuk kemi marrë edhe ne pushtetin duke komplotuar kundër paraardhësve tanë? Sidoqoftë, unë jam shumë më i zgjuar se ata. Unë e dija se ata po komplotojnë për të më vrarë, shumë kohë para se ata të fillonin të bënin këto plane. Kjo më dha mundësinë t’i godas ata para se të kenë mundësinë të më godasin mua”- tha diktatori irakian./Opinion.al

 

 

 

Etiketa: mendjeparanojatirane


Ju sugjerojmë

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

1 Janar, 2026 11:00 pm
47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
Bota

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

1 Janar, 2026 7:33 pm
Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
Bota

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

1 Janar, 2026 5:12 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

1 Janar, 2026 3:59 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
Bota

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 Janar, 2026 9:04 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 janar 2026

1 Janar, 2026 9:01 am
Para
Euro në pasaportë për të korruptuar zyrtarin, dënohet shqiptari në Maltë

Euro në pasaportë për të korruptuar zyrtarin, dënohet shqiptari në Maltë

Skema “Besa”, dëshmon bashkëjetuesi i sekseres: Na mashtruan

Skema "Besa", dëshmon bashkëjetuesi i sekseres: Na mashtruan

Digjet një pulari pranë Surrelit, policia jep detajet e para

Digjet një pulari pranë Surrelit, policia jep detajet e para
















TE FUNDIT

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
1 Janar, 2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, gjatë datave 02–07.01.2026, duke...

Lexo më shumë

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
1 Janar, 2026

Një zjarr gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar...

Lexo më shumë

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
1 Janar, 2026

47 persona u vranë kur një zjarr shpërtheu në një bar të njohur për VIP-at në një vendpushim luksoz skijimi në Zvicër...

Lexo më shumë

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
1 Janar, 2026

CIA ka vlerësuar se Ukraina nuk ka shënjestruar një rezidencë të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një sulmi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com