Parandalohet një vrasje në Fier. Në pranga ka përfunduar 37-vjeçari Martin Shpata. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Radostinë të Fierit.
Në orët e para të mëngjesit, 37-vjeçari është konfliktuar me 32-vjeçarin M.B për motive të dobëta.
Kështu Martin Shpata ka shkuar në shtëpi ka marrë armën e gjahut dhe e ka kërcënuar se do ta vriste 32-vjeçarin.
Ai është kapur në flagrancë, ndërsa i kishte vënë në kokë çiften në kokë të riut. Falë ndërhyrjes së policisë është bërë neutralizimi dhe arrestimi i 37-vjeçarit./tvklan.al