Një 20-vjeçar është vënë në pranga në Dibër. Sipas policisë, dyshohet se për motive të dobëta ai është konfliktuar dhe ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.
Uniformat blu ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zall Reç, po ndodhte një konflikt në familje, kanë reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A.Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Zall Reç, Dibër. Ky shtetas, për motive të dobëta ishte konfliktuar dhe kishte dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.