Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Parandalimi i krimit zgjedhor gjatë 11 majit”, SPAK miraton plan masash: Do të ngrihen grupe hetimore!

2025/01/29 at 10:16 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyllen hetimet, SPAK dorëzon në GJKKO dosjen “Partizani”

SPAK ka miratuar një plan masash për të parandaluar krimet zgjedhore në zgjedhjet parlamentare, që do të zhvillohen më 11 maj.

Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK thotë se do të ngrihet një Task Forcë, e përbërë nga një strukturë qendrore dhe grupe hetimore në terren që do të kryejnë veprime hetimore gjatë periudhës zgjedhore.

Këto grupe hetimore në terren do të kenë në përbërje prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë dhe staf administrativ mbështetës.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar një plan masash në kuadër të hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Këto masa janë lëshuar me Urdhër të Drejtuesit të Prokurorisë, më 24.01.2025, bazuar në legjislacionin penal dhe procedural në fuqi, si dhe në zbatim të “Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin 2025”, të këtij institucioni.

MASAT KRYESORE:

  1. Ngritjen e një grupi hetimor (Task Forcë):
    • Grupi hetimor përbëhet nga a) një Strukturë Qendrore dhe b) grupet hetimore të dedikuara në terren që do të kryejnë veprime hetimore gjatë periudhës zgjedhore.
    • Struktura Qendrore do të drejtohet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe do të përfshijë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, ekspertë dhe staf administrativ mbështetës.
  1. Monitorimi dhe Hetimi:
    • Grupet hetimore në terren do të kenë në përbërje prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, staf administrativ mbështetës, të ndarë sipas 12 Qarqeve dhe 61 Bashkive.
    • Grupet hetimore në terren do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor.
  1. Bashkëpunimi:
    • Drejtuesi i Prokurorisë, sipas vlerësimit të situatës, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe Komisionerin Shtetëror të
    • Një nga hetuesit e BKH-së caktohet si person përgjegjës, i cili do të jetë në kontakt të ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim shkëmbimin e informacioneve dhe të dhënave në kohe reale.
    • Gjatë periudhës zgjedhore grupet hetimore në terren koordinojnë dhe bashkëpunojnë edhe me drejtuesit dhe prokurorin e gatshëm të zyrave të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, drejtuesit e drejtorive të policisë dhe drejtues të agjencive ligjzbatuese, institucioneve të tjera publike, median, shoqërinë civile dhe pushtetin lokal në rrethin që ata mbulojnë.
  1. Denoncimet dhe Marrëdhëniet me Publikun:
    • Do të ngrihet një platformë e posaçme për denoncime nga qytetarët dhe institucionet, duke përfshirë një numër emergjent, raportime online dhe adresë email-i. Cilësojmë se:
      • “Informacionet e marra nëpërmjet kësaj platforme konsiderohen të natyrës informuese. Ndërkohë kallëzime penale do konsiderohen vetëm ato që depozitohen në prokurori në formë të shkruar dhe në formë të rregullt procedurale. Prokurorët detyrohen që të marrin vendime dhe të njoftojnë kallëzuesin vetëm për këto kallëzime penale.”
    • Do të ngrihet një grup pune i posaçëm që do të monitorojë të dhëna e bëra publike në media dhe rrjetet sociale dhe që më pas do t’ia përcjellë këto të dhëna Strukturës Qendrore dhe grupeve hetimore në terren.
  1. Monitorimi Financiar: 
    • Një grup pune më përbërje hetues të hetimit financiar dhe ekspertë të tjerë të fushës në Prokurorinë e Posaçme do të monitorojnë përdorimin e buxhetit dhe investimet publike të cilët nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme.

Prokuroria e Posaçme fton të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore dhe private, shoqërinë civile, mediat dhe publikun e gjerë që të angazhohen aktivisht në mbështetje të këtij procesi, duke kontribuar në zbatimin e ligjit dhe transparencën zgjedhore. Denoncimet e dokumentuara dhe të bazuara në prova janë thelbësore për të zbuluar dhe ndjekur penalisht çdo akt kriminal që cënon integritetin e zgjedhjeve.

Prokuroria e Posaçme garanton trajtim të shpejtë, profesional dhe të pavarur të çdo informacioni të marrë dhe fton publikun të përdorë kanalet zyrtare për denoncime, duke kontribuar kështu në një hetim efektiv dhe në kohë të veprave penale në kuadër të krimit zgjedhor në juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.

Ju sugjerojmë

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
Bota

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

12 Maj, 2025 8:40 pm
Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
Kryesore

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

12 Maj, 2025 8:13 pm
Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!
Kryesore

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!

12 Maj, 2025 8:06 pm
Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…
Kryesore

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…

12 Maj, 2025 7:42 pm
Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn
Politikë

Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn

12 Maj, 2025 7:25 pm
82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së
Politikë

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së

12 Maj, 2025 7:12 pm
Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
Bota

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

12 Maj, 2025 6:52 pm
Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
Kryesore

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

12 Maj, 2025 6:27 pm
Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
Aktualitet

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

12 Maj, 2025 5:58 pm
Para
Shtypen nga turma, humbin jetën 12 persona gjatë një rituali fetar në Indi

Shtypen nga turma, humbin jetën 12 persona gjatë një rituali fetar në Indi

5 nga emigrantët që erdhën mbrëmë në vend rikthehen në Itali

5 nga emigrantët që erdhën mbrëmë në vend rikthehen në Itali

Elbasan/ Mashtronin shtetas të huaj përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive/ Vihen në pranga 13 shtetas, nën hetim 5 të tjerë

Elbasan/ Mashtronin shtetas të huaj përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive/ Vihen në pranga 13 shtetas, nën hetim 5 të tjerë

TE FUNDIT

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
12 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ekziston një mundësi që ai të udhëtojë drejt Turqisë për bisedime të mundshme...

Lexo më shumë

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
12 Maj, 2025

Hëna e plotë sot ndriçon shenjën e Akrepit, duke sjellë një mori emocionesh të thella dhe pasionesh të zjarrta për...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
12 Maj, 2025

Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë Shijak. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, u numëruan kutitë nga 54...

Lexo më shumë

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!
12 Maj, 2025

Në KZAZ nr. 84 në qytetin e Vlorës sapo ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet  parlamentare 2025....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com