3 shoferë nuk i kanë shpëtuar gjobave pas manovrave të rrezikshme në rrugë. Policia e Elbasanit thotë se ka ndëshkuar tre prej tyre që kanë kryer parakalime të gabuar kur fushëpamja ishte e kufizuar.
“Konkretisht, është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikën 10 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për secilin nga 3 drejtuesit e automjeteve, që kryen parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në akset rrugore “Librazhd-Perrenjas”, “Librazhd-Elbasan” dhe “Papër-Elbasan””, njoftoi policia.
Uniformat blu i bëjnë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së qarkullimit rrugor duke i garantuar se do të reagojë menjëherë.