Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paradoksi i tregut të patundshmërive: Mbi 180 mijë banesa të zbrazëta

2025/04/07 at 9:28 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Paradoksi i tregut të patundshmërive: Mbi 180 mijë banesa të zbrazëta

Kosova po ndërtohet me ritme të shpejta, por pas këtij bumi fshihet edhe një paradoks: mijëra banesa mbeten bosh.


Investimet nga diaspora e kanë gjallëruar tregun, por, mësa duket, pa ndikim real në ekonomi.

Për 13 vjet – nga 2011-ta deri më 2024 – numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.

Kjo do të thotë se, mesatarisht, çdo i treti banor ka “kulm mbi kokë”. Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.

Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.

“Kohëve të fundit, çiftet e reja e sigurojnë banesën e tyre edhe më herët dhe numri i anëtarëve në familje është më i vogël se në të kaluarën”, thotë Naser Kabashi, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, për Radion Evropa e Lirë.

Por, një shifër që ai e konsideron shqetësuese, është ajo e banesave të zbrazëta. Sipas ASK-së, në Kosovë janë mbi 182 mijë të tilla, që përfshijnë banesat ende në ndërtim, të blera dhe të destinuara për shitje.

Përfaqësues të agjencive të patundshmërive dhe pronarë të kompanive ndërtuese thonë se një përqindje e madhe e banesave të pabanuara, janë pronë e diasporës. Këto pohime mbështeten edhe nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilave, diaspora zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja që bëhen kryesisht në patundshmëri.

Nga mbi 856 milionë euro investime të huaja vitin e kaluar, mbi 647 milionë u investuan në sektorin e patundshmërisë. Për Kabashin, banesat e blera kryesisht nga diaspora, janë “një pasuri e vdekur e pashfrytëzuar”, e cila nuk sjell asnjë rezultat në zhvillimin ekonomik.

Me të pajtohet edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, i cili thotë se investimet e tilla e ndihmojnë sektorin e ndërtimit, por shton se, kur këto prona mbeten të pashfrytëzuara për pjesën më të madhe të vitit, ato nuk japin ndonjë kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik.

“Është mirë që diaspora ka blerë shtëpi e banesa, por si investim nuk është i orientuar siç duhet”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se, sikur këto mjete të investoheshin në industrinë e prodhimit, përfitues do të ishin edhe vetë blerësit, por edhe qytetarët e tjerë të vendit.

“Nëse do të rritej prodhimi, mërgimtarët do të përfitonin nga dividendi [v.j. shpërndarja e fitimeve nga një korporatë për aksionarët e saj]”, shton Rafuna.

“Kosova, pastaj, do t’i zgjeronte kapacitetet prodhuese, do të rriste eksportin dhe do të ulte importin. Në këtë mënyrë, do të përmirësohej mirëqenia sociale dhe do të ulej shkalla e papunësisë”, shpjegon kryetari i OEK-ut.

Shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 10 për qind, kurse në mesin e të rinjve nga 15 deri në 24 vjeç është gati 20 për qind. Kosova mbetet skajshmërisht e varur nga importi i mallrave, por edhe nga remitencat, vlera e të cilave arrin në mbi 1 miliard euro në vit.

Sa kushtojnë banesat?

Çmimet e banesave në Kosovë filluan të rriten në vitin 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare që i shkaktoi pandemia COVID-19. Ky trend vazhdoi edhe gjatë vitit 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20 për qind.

Burim Halili, pronar i një agjencie të patundshmërisë në Prishtinë, tregon se çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë, aktualisht, sillet nga 1.000 deri në 2.500 euro – varësisht nga lagjja dhe kompania ndërtuese. Në komunat më të vogla, ndërkaq, arrin deri në 800 euro.

“Fatkeqësisht, nuk kemi ulje të çmimeve. Përkundrazi, kemi ngritje çdo ditë”, thotë Halili.

Radio Evropa e Lirë ka sjellë disa herë rrëfime të qytetarëve që nuk mund ta përballojnë blerjen e një banese në komunën ku jetojnë.

Brahim Selimaj, nga Shoqata e Ndërtueseve të Kosovës, pret që çmimet të nisin të bien, meqë, siç thotë, edhe ndërtimet janë në rënie e sipër.

“Po shkohet në atë drejtim që çmimi të jetë sa më i vogël për shitje, për shkak të mungesës së kërkesës. Kërkesa për blerje është në rënie dhe ndërtuesi nuk ka zgjidhje tjetër pos ta zbresë çmimin”, thotë Selimaj, i cili është edhe pronar i një kompanie ndërtimore.

Të dhënat e ASK-së tregojnë, po ashtu, për më pak shitje të banesave. Sipas Indeksit të Çmimeve të Pronës Banesore, në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 janë shitur vetëm 1.628 banesa në të gjithë Kosovën.

Ky numër ishte dukshëm më i ulët krahasuar me 4.967 sa ishin shitur gjatë gjithë vitit 2022 dhe 6.561 në vitin 2021.

Komuna e goditur më së keqi ishte ajo e Gjilanit me mbi 90 mijë banorë, ku në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 ishin shitur vetëm gjashtë banesa. Për gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe për vitin 2024, ASK-ja nuk dha shifra për numrin e banesave të shitura, pavarësisht interesimit të Radios Evropa e Lirë. Në Kosovë, paga mesatare është rreth 570 euro në muaj.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se pjesa më e madhe e buxhetit familjar në vend ndahet për blerjen e artikujve ushqimorë. Madje, pjesa më e madhe e ekonomive familjare e kanë problem të përballojnë ndonjë shpenzim të papritur mbi 200 euro./REL



Ju sugjerojmë

Mbi 80 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Bota

Mbi 80 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

21 Maj, 2025 6:42 pm
Ilir Proda takim me zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP
Aktualitet

Ilir Proda takim me zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP

21 Maj, 2025 6:22 pm
Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor

21 Maj, 2025 5:42 pm
Finalet e EURO U-17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin
Sport

Finalet e EURO U-17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin

21 Maj, 2025 5:35 pm
Përmbytje në Francë, raportohet për viktima dhe të zhdukur
Bota

Përmbytje në Francë, raportohet për viktima dhe të zhdukur

21 Maj, 2025 5:12 pm
Putin në vizitë befasuese në Kursk mes kritikave se po i zvarrit bisedimet për paqe
Bota

Putin në vizitë befasuese në Kursk mes kritikave se po i zvarrit bisedimet për paqe

21 Maj, 2025 4:59 pm
Erdogan do të marrë pjesë në samitin e tetorit në Rusi
Bota

Erdogan: Civilët në Gaza po përjetojnë ferrin, të ndalet ekspansionizmi i Izraelit

21 Maj, 2025 4:57 pm
Veriu ka numrin më të lartë të makinave për banorë
Aktualitet

Veriu ka numrin më të lartë të makinave për banorë

21 Maj, 2025 4:32 pm
Oferta pune ende pa e marrë diplomën: Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë
Rajoni

Oferta pune ende pa e marrë diplomën: Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë

21 Maj, 2025 4:19 pm
Turistët mbushin Shqipërinë që në pranverë
Aktualitet

Turistët mbushin Shqipërinë që në pranverë

21 Maj, 2025 4:09 pm
Para
Dëbora zbardh disa qytete si të ishte dimër, ngrica e temperatura nën 0!

Dëbora zbardh disa qytete si të ishte dimër, ngrica e temperatura nën 0!

1939/ “A është e vërtetë që Madhëria Juaj ka me vete një qese me tokë shqiptare?”, intervista ekskluzive me Mbretin Zog në Oslo

1939/ “A është e vërtetë që Madhëria Juaj ka me vete një qese me tokë shqiptare?”, intervista ekskluzive me Mbretin Zog në Oslo

Paraqitet në SPAK kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri

Paraqitet në SPAK kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri
















TE FUNDIT

Mbi 80 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Mbi 80 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
21 Maj, 2025

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite të mërkurën në Gaza ka shkuar në 82. Sipas asaj që raportojnë mediat e...

Lexo më shumë

Ilir Proda takim me zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP

Ilir Proda takim me zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP
21 Maj, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një takim me Zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP të Departamentit të...

Lexo më shumë

Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor

Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor
21 Maj, 2025

Meshkujt shqiptare nuk i pranojnë problemet me shëndetin mendor. Të dhënat e ISHP tregojnë se 1 në 10 meshkuj përjetojnë...

Lexo më shumë

Finalet e EURO U-17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin

Finalet e EURO U-17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin
21 Maj, 2025

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kanë folur për faqen zyrtare të UEFA-s...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com