Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paradoksi, ekonomia rritet, por shitje dhe konsum nuk ka!

2017/10/02 at 1:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Paradoksi, ekonomia rritet, por shitje dhe konsum nuk ka!

Pavarësisht gjallërimit të ekonomisë që prej fundit të vitit 2016 deri në tremujorin e dytë të vitit 2017, ku rritja ekonomike rezultoi 4.06 për qind, niveli më i lartë ky që nga viti 2012, konsumi i popullatës që ka qenë gjeneratori i rritjes ekonomikë në vendin tonë vijon të shfaqë dobësi.


Sipas të dhënave të INSTAT konsumi i popullatës në tremujorin e dytë të këtij viti u rrit me 2.27%, nivel i përafërt me atë të tremujorëve të fundit, teksa rritja ekonomike ishte më e larta e pesë viteve të fundit.

Konsumi po zgjerohet më ngadalë sesa në periudhën 2013-2014, kur rritja ekonomike nuk e kalonte 2 përqindëshin (shih grafikun).

Periudha janar-mars përkoi me fillimin e krizës politike, ku bizneset raportuan një frenim të blerjeve, por edhe një rënie të shitjeve, ndërsa zgjedhjet në tremujorin e dytë e kanë mbajtur disi situatën pezull.

Edhe të dhëna të tjera mbështesin konsumin anemik. Në tremujorin e dytë 2017, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 1,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 1,4 %, niveli më i ulët i viteve të fundit.

Në kahun tjetër, rritja e fortë ekonomike në pjesën e parë të vitit, sipas INSTAT ka ardhur kryesisht nga sektori i ndërtimit, i ndihmuar nga dy faktorë, punët publike që u përshpejtuan në prag të zgjedhjeve dhe ndërtimet për gazsjellësin TAP.

Si punët publike, ashtu edhe TAP nuk kanë efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e konsumit, siç do të kishte, nëse rritja do të kishte ardhur psh nga investime më direkte në ekonomi, të orientuara nga rritja e punësimit dhe produktivitetit.

Ekonomia shqiptare ka përshpejtuar ritmet e rritjes, duke u zgjeruar me 4.06% në tremujorin e dytë të vitit, sipas të dhënave të publikuar nga INSTAT, e nxitur nga punimet për TAP, rrugë, stadiume etj, por edhe punimet në kryeqytet, teksa Tirana duket se është kthyer tashmë në një kantier. Ndërtimi u rrit me gati 23% me bazë vjetore në tremujorin e dytë.

Por, kjo rritje nuk po rezulton gjithëpërfshirëse, siç po reflektohet dhe nga treguesit e konsumit, që janë të lidhur ngushtësisht me ecurinë e pagave. Të paktën deri në fund të vitit 2016, paga reale në ekonomi shënoi një rënie prej 2.1%, sipas të dhënave të mëparshme të INSTAT./Monitor



Ju sugjerojmë

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin
Aktualitet

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin

9 Korrik, 2025 7:08 pm
Para
Dalin videot e tmerrit në Las Vegas/ Breshëri automatiku, ulërima, njerëz që vrapojnë të gjakosur

Sulmi në Las Vegas, arrin në 50 numri i të vdekurve dhe në 200 numri i të plagosurve

Çfarë mendojnë realisht meshkujt për femrat me gjoks të vogël?

Çfarë mendojnë realisht meshkujt për femrat me gjoks të vogël?

Arben Isaraj merr detyrën e rëndësishme, në Drejtorinë e Targave e Patentave

Arben Isaraj merr detyrën e rëndësishme, në Drejtorinë e Targave e Patentave
















TE FUNDIT

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
9 Korrik, 2025

Çdo analizë mbi qëndrimin aktual të Donald Trump ndaj Rusisë rrezikon të bëhet shumë shpejt e vjetëruar. Nëse i kushtoni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com