Në Huelva të Spanjës, një nënë e ka lidhur fëmijën e saj me zinxhirë dhe e ka mbyllur me çelës, për çdo ditë që ka shkuar në punë.
Fqinjët e kanë njoftuar policinë për një ‘fëmijë që qante gjatë tërë kohës dhe kërkonte ndihmë’.
Europa Press raporton se djaloshi 7-vjeçar është gjetur i uritur dhe i etur, në një dhomë të mbushur me papastërti.
Gruaja që mbetet e panjohur për median, ka thënë se e ka lidhur fëmijën prej orës gjashtë të mëngjesit, deri vonë pasdite, sepse i duhej të shkonte në punë.