Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Para droge/ Prokuroria gati sekuestrimin e pallateve “Molla sh.p.k”

2016/07/08 at 7:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trafikanti i pallateve “Molla”: Kam paguar për largimin e prokurorit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka gati sekuestron e pronave, aseteve të kompanive të ndryshme ndërtuese, si dhe llogaritë bankare të të arrestuarve të operacionit te koduar “Ballkan”.


Sipas burimeve, vlera e këtyre aseteve të dyshimta, për të cilat shihet si burim trafiku i drogës, arrin në 10
milionë euro. Burime nga organi i akuzës pohojnë se nga sekuestrimi, do të shpëtojnë vetëm ato apartamente
që janë blerë nga qytetarë të ndryshëm dhe që disponojnë një kontratë premtimi apo blerje.

Sakaq këtë të premte, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën “arrest me burg” për 7 të arrestuarit, me dyshimin se janë pjesë e një rrjeti të fuqishëm të trafikut të drogës. Të pandehurit akuzohen për veprën penale “trafik të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Avokatët e tre biznesmenëve, Jurgen Molla, Shyqyri Kotorri dhe Anesti Koromani kanë kundërshtuar akuzat,
duke pretenduar se mes tyre kishte vetëm marrëdhënie biznesi dhe nuk janë të përfshirë në trafik droge.

Sipas dosjes së prokurorisë, gjithçka ka nisur në mars 2015 kur policia e Kosovës ka njoftuar autoritet shqiptare
se po përgatitej trafikimi i 15 kg heroinë nga Kosova në Shqipëri, duke bërë që të nisin hetime të menjëhershme
që u finalizuan në qershor të 2015­ës, ku në pikën e kalimit kufitar të Morinit në Kukës u arrestua Arben Prendi me 15 kg heroinë.

Sipas prokurorisë, nga hetimi i këtij rrjeti, që prej vitit 2015 janë identifikuar tre episode të trafikut të drogës, në
të cilin krerët e organizatës pasi kanë kryer takime për ngarkesat e heroinës dhe hashashit kanë dërguar si
garanci me njerëz të besuar edhe shuma të konsiderueshme prej 230 mijë eurosh.

Mësohet se Jurgen Molla është bashkëpronar në firmën e ndërtimit “MOLLA shpk”, nën emrin e së cilës është
ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit. Ai ka pasur në përdorim vazhdimisht mjete luksoze si automjetet tip fuoristradë “Porche Cayen”, tip “Audi A6”, BMW X6 etj.

Dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë janë marrë me kontrabandë nafte dhe trafik mjetesh motorike
gjatë viteve të embargos së naftës ndaj ish­Federatës Jugosllave në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

Pas vitit 2002, Jurgen Molla, kanë marrë ekskluzivitetin e tregtimit të Coca­Colës dhe birrës “Tirana” për rrethin
e Lezhës, magazinat e të cilave i kanë në aksin rrugor Lezhë­Shëngjin, në vendin e quajtur “Sakë”.

Rreth vitit 2009 kanë filluar të merren me ndërtimin e pallateve, fillimisht në qytetin e Lezhës.Pas vitit 2010,
vëllezërit Molla janë shpërngulur në Tiranë, ku kanë filluar ndërtimin e një blloku pallatesh në zonën e Kasharit.

Sipas burimeve, dyshohet se kanë investuar në fushën e ndërtimeve mbi 10 milionë euro.

Ndërkohë shtetasi Anest Koromani dyshohet se ka investuar para në pallatet që ndërton firma “Molla” sh.p.k.



Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Dalin pamje të reja nga grabitja e Rinasit

Dalin pamje të reja nga grabitja e Rinasit

Stine ka gati këngën e re, këtë herë i këndon…

Stine ka gati këngën e re, këtë herë i këndon...

Masakra e Dallasit,agresori një ish-ushtarak që urrente të bardhët (video)

Masakra e Dallasit,agresori një ish-ushtarak që urrente të bardhët (video)

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com