Për të gjashtën ndeshje radhazi Partizani nuk arrin të fitojë në Kategorinë Superiore, duke u ndalur në një barazim me Kukësin.
Performanca që “Demat” dhuruan në Kukës Arena nuk mund t’iu siguronte më shumë se një gol djemve të Arbër Abilaliajt, i cili nuk mjaftoi për të siguruar tre pikët.
Pas një pjese të parë pa gola, në të ftohtin e acartë të veriut, ishin vendasit që rezultuan më kërkues në fushë dhe në minutën e 79-të Beshiraj e dërgoi topin në rrjetë.
Një minutë më pas Mensah barazon rezultatin për të kuqtë. Minutat e mbetura ishin shumë të luftuara, por në fund të dy ekipet ndanë nga një pikë.
Në sekondat e fundit u desh ndihma e VAR për të akorduar një penallti për Partizanin, të cilët Valentino Murataj dështoi ta dërgonte në rrjetë.
Kjo pikë e mban Partizanin në vendin e dytë, ndërsa ishte më e vlefshme për verilindorët në luftën për mbijetesë. Për momentin me pikën e fituar Kukësi i ikën zonës së ftohtë të klasifikimit.