Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paqartësitë e Ilir Metës për vitin 2017

2016/10/29 at 3:01 PM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sondazhi/ Zheji: Votat për Topallin, nga pjesa radikale e PD-së

Nga Artur Zheji 


Viti i ardhshëm zgjedhor është mbrapa portës. Ilir Meta ka tre rrugë të dukshme politike përpara vetes. Njera më e sikleteshme se tjetra, sepse Rama kryeministër është rritur shumë, në peshë, në veprim në terren dhe në kreditet ndërkombëtare, që janë pak të themi shumë efikase për pushtetin e tij.

Rruga e parë dhe më e thjeshta, për të zgjedhur për ballafaqimin e vitit 2017, është ripërtëritja e Koalicionit politik me PS, me lista të mbyllur dhe me këtë kod elektoral të favorshëm si edhe në vitin 2013. Mjaft nga ata që rrinë afër Metës dhe u shkojnë “punët mirë” në pushtet apo sipërmarrje, anojnë nga kjo rrugë.

Koalicion, rritje dhe luftë për rritje të LSI nën Çadrën e Koalicionit PS-LSI-PDIU dhe të tjerë.

Rruga e dytë është baraz me një pothuajse tërheqje nga politika, duke shkuar drejt Presidencës. Një relaks i gjatë 5 vjecar, Yoga, palestër, meditim, udhëtime dhe të shijuarit e familjes. Është kjo rrugë padyshim një tundim jo i vogël dhe joshësit ndaj kësaj rruge që meta duhet sipas tyre të përzgjedhë, janë të shumtë. Edhe ata, këshillonjësit e kësaj rrugë presdiencialiste, i kanë pak të themi punët mirë e bukur, në pushtet dhe me pushtetin.

Rruga e tretë, është rruga që ka si më kryesoren të Panjohurën, rrezikun dhe një harxhim të pamasaë nervash, energjish dhe mjaft enigma të tjera. Kjo rrugë e tretë, që sigurisht Meta, shqyrton ndërkohë me të dy rrugët e tjera, është dalja vetëm në Zgjedhje të Përgjithshme, duke udhëhequr një grup partish të vogla, që kërkojnë orientim në xhunglën politike shqiptare.

Në këtë rrugë të tretë, Ilir Meta, do tu kërkojë shqiptarëve votën për kryeministër, me përgjegjësi të plota drejtuese, në drejtimin e vendit, si një rikthim i plotë në vijën e parë të politikës, nga ana e tij. Dhe këtu nuk mund të ketë vecse betejë ballore me kryetarin e PS dhe aleatin e sotëm bashkëqeverisës.

Kush e njeh Metën nga afër, ndoshta do të mendonte se rruga e parë, ajo e ripërtëritjes së Koalicionit, do të ishte më afër gjykimit të tij pozitiv, që është pak të themi racional deri në shterrje të plotë të cdo mundësie për të shmangur “luftën”.

Mirëpo ky 4 vjeçar bashkëqeverisjese me Ramën, ka qenë gjithashtu tronditës për Ilir Metën. Ai u bë dëshmimtar, se si kryeministri, produkt i votave të tija themelore, nuk e shijonte dot pushtetin e tij, duke thither pranë e pranë, të njejtin ajër me Ilir Metën, që me sa duket dhe mënyrë pothujase misterioze, nuk i harron dot sherret e hapura publike të kohrave të kaluara dhe ka për aleatin e vet, një urrejtje të thellë dhe bindshëm të pashërueshme.

Askush nuk mund të thotë se Meta, ka ndonjë grimcë afeksioni për Ramën dhe edhe ai, Meta pra, është ambicioz dhe si cdokush në politikë, do të dontë ta mundëte Ramën të blinduar në PS, në një betejë të hapur politike. Por deri në një provë të dytë, deri tani askush nuk mund të dëshmojë se Meta, ka një mendje konspirative të ngjashme me mendjen kaq pjellore konspirative të Ramës. Dhe pra, nëse do të prodhontë edhe njëherë një kryeministër Rama 2, Meta do të ishte, përtej fantazive, politikisht shumë i rrezikuar.

Muskujt që Rama rrëfeu në mes të Korrikut të shkuar, duke rrëmbyer apo blerë edhe deputetë nga LSI dhe duke vënë në veprim mekanizma të Tregut të Zi, financiar të politikës, ishte mbresëlënëse, ekselente, e shpejtë, e befasishme, e padëgjuar më parë, e talentuar dhe e denjë për një roman policiesk. Duke kaluar në mes të vapës numurin 71 të deputetëve të duhur për një qeverisje emergjence pa LSI.

Përveç rrezikut të vet politik, Meta, sheh dhe prek edhe ai, atë që shohin dhe prekin shumica e shqiptarëve. Kryeministri shqiptar, flet dhe vishet bukur, është i hijshëm dhe flet mirë disa gjuhë të huaja, por po shkon nga njeri dështim ekonomik në tjetrin dhe po sëmurret përditë e më shumë nga arrogance dhe reagon me shtetin si gjitholog, që pyet shumë pak ose aspak, këshilltarët dhe specialistët.

Duke e bërë buxhetin e shtetit rrush e kumbulla, për kiqtë e vet dhe për tekat e veta estetike. E pra, Rama dhe popullariteti i tij fillestar, rrezikon të gremiset dhe të mbytet, nëse i vijon kësaj rruge arrogance dhe vetëpëlqimi gjithmonë e më pakufij.

Ndonëse i tunduar, rruga drejt Presidencës për Ilir Metën, duket një rrugë e mbyllur, prej rrezikut real të humbjes reale të pasurisë së tij më të madhe, nga dhe buron forca e tij e mirëfilltë: LSI.

Meta e ka të qartë, se do të ishte përmbushja e një ëndre të gëzueshme për Ramën, largimi i tij drejt presidencës, që do të mund të sillte rrënimin e partisë së vet, të krijuar dhe të mbajtur me sakrifica personale, duke luftar shpesh në mënyrë vetmitare, kundër

Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, në të njejtën kohë, në vitet e rrezikshme 2008-2009.

Mirëpo Rruga e Tretë, që rastësisht, por jo krejt rastësisht, përputhet me “Third Way”, si doktrinë politike, e detyron më së shumti Metën, të mbajë veshur uniformën dhe helmetën e partisë së tij, më së shumti i gatshëm, për një betejë të re politike.

Ku shanset anojnë sot, më shumë se dje, një betejë politike kundër Edi Ramës./360gradë.al



Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Tani mund ta pini të qetë kafen çdo dite…

Tani mund ta pini të qetë kafen çdo dite…

Rama-skraparlinjve: Kur del Saliu, ju e çoni të Sinan Hoxha, e njihni Lulin?

Rama-skraparlinjve: Kur del Saliu, ju e çoni të Sinan Hoxha, e njihni Lulin?

Në kërkim të vajzës së zhdukur, babai: Iku dhe la dy fëmijët

Në kërkim të vajzës së zhdukur, babai: Iku dhe la dy fëmijët
















TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com