Pas situatës së krijuar nga koronavirusi, Papa Françesku bëri thirrje sot për një vizion gjithëpërfshirës në të gjithë botën.
Ai u shpreh se lëvizja pa solidaritet global ose duke përjashtuar sektorët e shoqërisë nga rimëkëmbja do të rezultojë në “një virus edhe më të keq”.
Papa u largua nga Vatikani për herë të parë në më shumë se një muaj për të mbajtur meshën në një kishë pothuajse të zbrazët disa blloqe larg për të shënuar të Dielën e Mëshirës Hyjnore.
Papa Françesku tha se rimëkëmbja nuk mund të linte askënd pas dhe se tani ishte koha për të shëruar padrejtësitë në të gjithë botën, sepse ajo minonte shëndetin e gjithë familjes njerëzore.
“Tani, ndërsa ne mezi presim një shërim të ngadaltë dhe të ashpër nga pandemia, ekziston rreziku që të harrojmë ata që kanë mbetur,” tha Papa Françesku.
“Rreziku është që ne mund të goditemi nga një virus edhe më i keq, ai i indiferencës”, tha ai./ Opinion.al