Papa Françesku ka uruar nga Selia e Shenjtë, presidentin e ri të Shqipërisë, Ilir Metën. Me një letër zyrtare ai përcjell përgëzimet më të sinqerta, dhe lutjet për avancimin e lirisë dhe solidaritetit.
Më poshtë teksti i plotë i letrës:
Shkëlqesisë së Tij, z. Ilir Meta
Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Teksa ju bëheni gati të filloni bëheni mandatin tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet më të ngrohta ju dhe qytetarëve shqiptarë. Të ndërgjegjshëm për klimën pozitive të respektit dhe besimit reciprok ekzistues në Shqipëri midis njerëzve me tradita të ndryshme fetare. Lutem që ju të mund të forconi gjithnjë e më shumë angazhimin tuaj për avancimin e lirisë, solidaritetit dhe unitetit drejt të mirës së përbashkët. Lutem që për të gjithë shqiptarët të ketë bekime hyjnore për paqe dhe prosperitet.
Papa Francesco