Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjenocid

2024/11/17 at 2:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjenocid

Papa Françesku për herë të parë ka folur për akuzat se Izraeli po kryen “gjenocid” kundër palestinezëve në Gazë. Ai në librin e tij që pritet të dalë së shpejti ka bërë thirrje për hetim të mëtejmë lidhur me atë nëse veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës konsistojnë me krimin e gjenocid.

Në librin e titulluar “Shpresa kurrë nuk zhgënjen. Pelegrinët drejt një bote më të mirë”, Papa flet për luftën në Gazë që nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit.

“Sipas disa ekspertëve, ajo që po ndodh në Gazë ka karakteristikat e gjenocidit”, shkroi kreu i Kishës Katolike në ekstraktin e publikuar më 17 nëntor nga e përditshmja italiane, La Stampa.

“Kjo duhet të studiohet me kujdes në mënyrë që të përcaktohet nëse situata korrespondon me përkufizimin e formuluar nga juristit e organizatave ndërkombëtare”, shtoi ai.

Papa shpesh ka kritikuar numrin e lartë të viktimave të shkaktuara nga operacionet ushtarake të Izraelit në Gazë, teksa Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se afër 44.000 persona janë vrarë që kur ka nisur lufta, shumica nga ta civilë.

Por, thirrja e tij për të hetuar nëse në Gazë po kryhet gjenocid paraqet herën e parë që Papa përmend termin gjenocid në kontekstin e operacioneve ushtarake të Izraelit në territorin palestinez.

Më herët gjatë javës, një Komitet i posaçëm i Kombeve të Bashkuara tha se metodat e luftës së Izraelit në Gazë “përkojnë me karakteristika të gjenocidit”, duke e akuzuar Izraelin se “po përdor urinë si metodë të luftës”.

Këto përfundime janë kundërshtuar nga SHBA-ja, mbështetësja kryesore e Izraelit. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Izraeli është përballur me akuza për gjenocid që kur ka nisur lufta.

Afrika e Jugut ka iniciuar një rast për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe padia është mbështetur nga disa shtete, përfshirë Turqia, Spanja dhe Meksika.

Papa Françesku vazhdimisht ka bërë thirrje për lirimin e pengjeve që Hamasi mori gjatë sulmit në Izrael. Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Afër 100 pengje besohet se ende janë në Gazë./ REL

Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
“1 prilli, dita simbol e Edi Ramës”  Bardhi shpërndan videon me premtimet e pambajtura të kryeministrit

"Pensionet sa në vitin 2014", Bardhi: Rama, nuk gjeti kurrë fonde gjatë 12 viteve qeverisëse që ti garantonte pensione dinjitoze

Martirët në Shkodër, reagon Papa Francesku: Ky shembull forcoftë çdo të krishterë që sakrifikohet për fenë

Martirët në Shkodër, reagon Papa Francesku: Ky shembull forcoftë çdo të krishterë që sakrifikohet për fenë

Depozitimi i mbetjeve të dyshuara toksike, banorët e Durrësit: Kërkojmë të hiqen, jemi të rrezikuar

Depozitimi i mbetjeve të dyshuara toksike, banorët e Durrësit: Kërkojmë të hiqen, jemi të rrezikuar

TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com