Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka marrë një mesazh falenderimi nga Papa Francesku për urimin që Nishani i bëri për 3-vjetorin e zgjedhjes në Fronin e Pjetrit.
Në mesazhin e Papa Franceskut drejtuar kreut të Shtetit, theksohet:
“Ju falënderoj për urimet e përzemërta me rastin e trevjetorit të zgjedhjes sime në Fronin e Pjetrit! E vlerësoj këtë gjest të mirëmenduar si dhe ndjenjat që shprehni.
Duke ju siguruar mbi lutjet e mia për Shkëlqesinë Tuaj dhe popullin e Shqipërisë, ju shpreh njëkohësisht bekimet e shenjta për paqe dhe gëzim!”