Bota është në luftë”, kështu ka deklaruar ditën e sotme Papa Françesku.
Deklaratë të cilën Papa e bëri në bordin e një avioni teksa po udhëtonte nga Roma drejt qytetit Krakov të Polonisë, ku do të bashkohej me qindra e mijëra pelegrinë në Ditën Botërore të Rinisë.
“Kur flas për luftën flas për luftën në kuptimin e plotë të fjalës, jo për luftën fetare. Nuk ekziston lufta fetare, ka luftë për interes, për para, për burime natyrore ose për sundim të popullit. Ne duhet ta themi të vërtetën: Bota është në luftë. Është në luftë sepse ka humbur paqen,” deklaroi Papa.
Ai mori shkas për të bërë këto komente nga vrasja e priftit në një kishë katolike në Francë një ditë më parë, si dhe nga vala e sulmeve të ISIS që kanë përfshirë Europën javët e fundit