Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

2025/01/16 at 8:39 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që u shfaqën në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, në fund të javës së kaluar.


Në protestën e organizuar nga studentët, më 12 janar, u vunë re simbolet e disa organizatave të ekstremit të djathtë, si dhe flamuj të shumtë me hartën e Kosovës dhe me mesazhin “Nuk ka dorëzim”.

Duke analizuar pamjet dhe fotografitë, Radio Evropa e Lirë përcaktoi se flamujt në protestë u mbajtën nga anëtarë të degës së të rinjve të partisë opozitare parlamentare të krahut të djathtë, Partia e Re Demokratike e Serbisë (Novi DSS).

Në protestë u vu re edhe një përfaqësues i ekstremit të djathtë “Klub 451”.

Pamjet e publikuara tregojnë se ata që mbanin flamujt me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, si dhe një pankartë me mbishkrimin “451”, fillimisht u mblodhën para Fakultetit Juridik të Beogradit dhe, më pas, me një kolonë studentësh u drejtuan drejt Gjykatës Kushtetuese.

“Klubi 451” i thirri nacionalistët në protestë

Në protestën e studentëve të mbajtur para Gjykatës Kushtetuese në Beograd u pa edhe një pankartë ku shkruhej “Rinia, Liria, Atdheu”, e nënshkruar nga shoqata e ekstremit të djathtë “Klub.

Në radhët e para të studentëve të mbledhur, Radio Evropa e Lirë identifikoi Zhelko Gërbiçin, anëtar i kësaj lëvizjeje ultra të djathtë.

Në profilin e tij në Facebook thuhet se ai është student në Fakultetin Juridik në Beograd.

Gërbiç nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse “Klub 451” ka organizuar shkuarjen e anëtarëve të tij në tubimin protestues.

Më 13 janar, “Klub 451” postoi një video nga protesta në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Në video dukeshin pankartat e diskutueshme, por jo edhe fytyrat e atyre që i mbanin ato.

Videoja u shoqërua me mesazhin: “E ardhmja është rinia dhe rinia është e ardhmja. Prandaj, është detyrë e çdo nacionalisti që të bëhet pjesë e së ardhmes së popullit të vet”.

Shoqata “Klub 451” u regjistrua më 9 gusht të vitit 2021 dhe përfaqësues i saj ligjor është Marko Gajinoviq.

Në statutin e saj, mes tjerash, thuhet se qëllimi i saj është ruajtja e kulturës dhe traditës serbe dhe evropiane, si dhe promovimi i tyre.

Grupi është aktiv në rrjetin Telegram, ku kanali i tij numëron 1.625 anëtarë.

Nga 1.400 postimet e tij mund të konstatohet se ai kundërshton pavarësinë e Kosovës, mbështet shkëputjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnje e Hercegovinës, kundërshton integrimin e refugjatëve dhe publikon mesazhe urrejtjeje ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT.

Nga postimet e datës 10 janar në Telegram mund të shihet se grupi ka formuar edhe degë shtesë: “Rinia 451 Beograd” dhe “Rinia 451 Banja Lluka”.

“Klubi 451” është i lidhur me grupet e ekstremit të djathtë “Zentropa Serbia” dhe “Fronti Kombëtar Serb”.

Ai punon ngushtë edhe me disa organizata militante neo-naziste nga Evropa – “Casa Pound” në Itali, “Clermont Non Conforme” në Francë “Legio Hungaria” në Hungari.

“Klubi 451” nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për komente në këtë temë.

Të rinjtë e Novi DSS-së me flamujt “Nuk ka dorëzim”

Siç mund të shihet në pamjet e publikuara, në protestën e studentëve para Gjykatës Kushtetuese në Beograd morën pjesë edhe përfaqësues të rinisë së Partisë së Re Demokratike të Serbisë.

Në videot në dispozicion, REL-i identifikoi Vuk Marinoviçin, kryetari i rinisë së Novi DSS-së, Urosh Tomasheviqin, anëtar i Bordit ekzekutiv të rinisë së Novi DSS-së, dhe Nikolla Illiçin, i cili, sipas të dhënave në rrjetet sociale, është gjithashtu anëtar i rinisë së Novi DSS-së dhe student në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

Në protestë, ata mbanin flamuj me hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

Kryetari i rinisë së Novi DSS-së, Vuk Marinoviç, thotë për Radion Evropa e Lirë se në protesta, masivisht, dalin anëtarë dhe aktivistë nga Partia e Re Demokratike e Serbisë.

“Disa studentë tanë të rinj i mbanin ata flamuj, të udhëhequr nga ideja se nuk ka asgjë më të natyrshme se të dalim para Gjykatës Kushtetuese me sloganet ‘Kosova është Serbi’ dhe ‘Nuk ka dorëzim’, sepse kështu e përcakton Kushtetuta, për respektimin e së cilës ne angazhohemi, ndërsa regjimi e shkel paturpësisht”, thotë Marinoviç.

Kush u distancua nga ultra e djathta dhe si?

Studentët që bllokojnë fakultetet në Serbi, njoftuan më 13 janar se “distancohen nga organizatat ekstremiste dhe simbolet e tyre”, e në asnjë mënyrë nga simbolet kombëtare, fetare dhe të garantuara me Kushtetutën e popullit serb.

Në një postim në rrjetin X, ata thanë se pas “polemikës” që shkaktoi deklarata e tyre e mëparshme për distancim nga organizatat ekstremiste, në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, “ndihen të detyruar ta sqarojnë atë deklaratë”.

Studentët që bllokojnë fakultetet, thanë më herët se “distancohen qartazi dhe pa mëdyshje nga organizatat ekstremiste dhe simbolet nacionaliste që u shfaqën gjatë protestave” më 12 janar.

“Prania e flamujve dhe pankartave të tyre në vijën e parë të protestave nuk është në përputhje me vlerat dhe synimet tona”, thuhet në deklaratë.

Aty theksohet, po ashtu, se bllokadat nuk kanë agjendë ideologjike dhe se studentët nuk mbështesin asnjë formë separatizmi apo polarizimi në shoqëri.

Një njoftim të veçantë në rrjetet sociale bëri edhe Fakulteti Filozofik i Universitetit të Beogradit.

Ai tha se i dënon “përpjekjet e organizatave naziste për t’i infiltruar protestat e studentëve”.

“Tradita e luftimit të nazizmit është diçka që e karakterizon popullin serb dhe, në përputhje me këtë, simpatizantët nazistë nuk kanë vend në protestat e studentëve”, thuhet në deklaratë.

Studentët që marrin pjesë në bllokimin e fakulteteve, u distancuan më herët edhe nga veprimet e të gjitha partive dhe organizatave politike.

Që nga fillimi i bllokadave, ata insistuan që të valëviten vetëm flamujt kombëtarë të Serbisë dhe emblemat e fakulteteve.

Në Serbi, më shumë se 60 fakultete në katër universitete shtetërore, disa rektorate dhe dhjetëra shkolla të mesme janë bllokuar prej javësh.

Studentët në bllokadë kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, streha e të cilit u shemb në fund të vitit të kaluar, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave.

Në mesin e kërkesave të tyre janë edhe heqja e akuzave ndaj të arrestuarve dhe të ndaluarve në protesta, si dhe ndjekja penale e përgjegjësve për tragjedinë në Novi Sad dhe e personave që rrahën studentë dhe profesorë gjatë protestave.

Përfaqësuesit e Qeverisë thonë se janë plotësuar të gjitha kërkesat dhe u bëjnë thirrje studentëve që t’i hapin fakultetet.

Akademikët, në anën tjetër, thonë se kërkesat janë plotësuar pjesërisht dhe se pezullimi i punës në fakultete do të vazhdojë deri në plotësimin e plotë të kërkesave./REL



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Zgjedhjet 2025, Begaj: Politika duhet të jetë në një dialog të hapur me popullin! Interesi i qytetarit, mbi gjithçka

Armëpushimi në Gaza/ Begaj: Zbatimi i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme

Rama ndan pamje nga Abu Dhabi: Nënshkruam edhe marrëveshje për Agjencinë e Përbashkët të Letrave me Vlerë

Rama ndan pamje nga Abu Dhabi: Nënshkruam edhe marrëveshje për Agjencinë e Përbashkët të Letrave me Vlerë

Tensionet në veri të Kosovës, Von der Leyen: I bëj thirrje palëve të rivendosin qetësinë!

Von der Leyen, zë i fortë i Europës në botë/ Si ia del të mbajë të bashkuar kontinentin në kohë të vështira
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com