Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Panik në Marinzë, hapen gropa të mëdha në oborret e shtëpive

2016/03/24 at 9:19 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Panik në Marinzë, hapen gropa të mëdha në oborret e shtëpive

Banorët e Marinzës në panik. Afro një vit pas shpërthimit të pusit të naftës, i cili shkaktoi dëme të mëdha, në oborret e banesave kanë
filluar të krijohen gropa, gjerësia e të cilave varion nga 50 cm deri në 1 metër. Banorët që kanë shtëpitë afër zonës ku ndodhi shpërthimi,
dje pohuan se nga frika e asaj që po ndodh në nëntokë kanë filluar të bëjnë eksperimente.

“Mbushim kova të mëdha me ujë dhe e hedhim në gropë, ndërsa shohim se në çast uji ikën në brendësi të tokës. Është e frikshme kjo që
po ndodh. Ne e dimë që kjo që po ndodh është pasojë e shpërthimit të pusit që ndodhi më 1 prill të vitit të kaluar. Netëve nuk arrijmë të
flemë gjumë nga frika se do të përfundojmë me gjithë shtëpi në krateret e hapura”, thanë ata.

Ndërkohë, banorët e zonës së Marinzës shprehen se situata sa vjen e bëhet më kritike, ndaj duhet të merren masa urgjente para se të
ndodhë ndonjë tragjedi. Të indinjuar, ata deklaruan se “kompanitë e huaja fitojnë miliarda dollarë nga nëntoka jonë, ndërsa ne jemi lënë në
mëshirë të fatit”.

Sapo afrohesh në afërsi të vendit ku vjet ndodhi shpërthimi i pusit të naftës, banorët të tregojnë gropat që janë hapur në oborret e banesave
të tyre. Mësohet se gropat kanë nisur të hapen para tri javësh dhe se ato janë më të vogla në përmasa se gropat që u krijuan menjëherë  jo vetëm që u dëmtuan banesat dhe prodhimet bujqësore, por u hapën gropa e kratere të mëdha, të cilat më pas u mbyllën nga kompania e huaj naftënxjerrëse. Rihapja e gropave na shtoi ankthin, pasi po vjen stina e nxehtë e verës. Lagështira e nëntokës ikën dhe toka do fillojë të shembet, e për pasojë mund të shemben edhe banesat tona, pasi krateret e hapura janë pranë themeleve”, – tha Vangjel Mita, banor i Marinzës.

Ai na tregoi gropën që është vetëm 3 m larg themelit të shtëpisë ku ai jeton me 6 pjesëtarë të tjerë të familjes. Për të na bindur mbi rrezikun
që u kanoset, Mita mori një kovë me 15 litra ujë dhe e hodhi në gropën që duket e vogël. Këtë gjë e bëri disa herë. “Jemi vërtet të frikësuar.

Kështu bëjmë prova duke hedhur ujë në gropa dhe shohim se për pak sekonda zhduket poshtë në tokë. Për këtë që po ndodh në oborret e
banesave tona kemi njoftuar edhe drejtuesit e pushtetit lokal si dhe drejtuesit e kompanisë së naftës që operon në këtë zonë. Ata kanë
ardhur dhe kanë parë situatën, por nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje”, u shprehën banorët Nasi Mita dhe Afize Pirra.

Ndërsa, banorë të tjerë të Marinzës pohuan se “kemi hedhur miliona lekë që ndërtuam banesat. Shtëpitë i ngritëm me djersën dhe gjakun e
fëmijëve tanë që punuan në emigracion”. Një tjetër problem me të cilin po përballen banorët e Marinzës është dhe mungesa e ujit të pijshëm. “Na mungon uji i pijshëm. Çdo familje ka pus, por uji është i ndotur dhe nuk shërben as për të pirë dhe as për të larë. Ujin për të pirë detyrohemi ta blejmë, por nuk mund të vazhdohet kështu.

Megjithëse jemi ankuar herë pas here, askush nuk merr masa për zgjidhjen e këtij problemi jetik”, tha Kristaq Suku, një tjetër banor i Marinzës. /GSH

Ju sugjerojmë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Ky i ri u vra për një borxh 500 mijë lekësh

Ky i ri u vra për një borxh 500 mijë lekësh

Flet Jonida Maliqi, ja e vërteta e ndarjes sime me Gentin

Flet Jonida Maliqi, ja e vërteta e ndarjes sime me Gentin

Mjekët reklamojnë qumështin artificial për bebet, erdhi dhe ndëshkimi

Mjekët reklamojnë qumështin artificial për bebet, erdhi dhe ndëshkimi

Please login to join discussion

TE FUNDIT

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com