Gjatë ndeshjes së Augsburg kundër Monchengladbach të shtunën, një oficer policie qëlloi aksidentalisht një furgon të përdorur nga tifozët e ekipit mysafir.
Sipas Kicker, plumbi gjeti një furgon tifozësh të Gladbach, i cili për fat ishte bosh në atë kohë.
Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur katër policë dhe po vijojnë hetimet e mëtejshme.
“Detajet e trajektores së plumbit aktualisht janë duke u hetuar. Siç është zakon në raste të tilla, është përfshirë edhe Zyra e Policisë Kriminale të Bavarisë”, tha selia e policisë.