Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pandemitë, kohë e artë për autokratët

2020/04/21 at 12:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pandemitë, kohë e artë për autokratët

Pandemitë kërkojnë përgjigje në rrafshin mjekësor, por shumë më shpejt se to mjaft qeveri dhe politikanë u përgjigjen me diskurse, praktika dhe mjete lufte.


“Jo, kjo pandemi nuk është luftë. Kombet nuk luftojnë kundër kombeve dhe as ushtarët kundër ushtarëve. Përkundrazi, është një sprovë për njerëzimin.” – u shpreh në një fjalim kohët e fundit presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Me këtë mënyrë shprehjeje ai është thuajse i vetëm në korin e mjaft politikanëve, që në emër të shëndetit kolektiv po përdorin e ripërdorin retorikë lufte.

“Retorika apo narrativa e luftës është e papërshtatshme për të folur për pandeminë e Covid-19, përveç rastit nëse këtë virus e kanë përdorur si armë biologjike.” – thotë për DW, dom Gjergj Meta. Sipas tij mbi një metaforë të tillë nuk mund të ndërtohen strategji për përballimin e Covid-19: “Jam kundër kësaj metafore edhe për shkak të gjendjes emocionale që ka shkaktuar tashmë tek shumë njerëz. Me pretekstin se po merren masa parandaluese është shtuar tek njerëzit paniku.”

Militarizimi i hapësirave publike

Një fenomen, i cili është njëfarësoj vazhdim i retorikës së luftës, është dhe militarizimi i hapësirave publike. Një nga manifestimet e tij në Shqipëri është nxjerrja në rrugë e autoblindave me pretendimin për t’u bërë të qartë njerëzve se kjo nuk është lojë. Ish-Presidenti i Shqipërisë, ish-gjenerali Alfred Moisiu, thotë për DW se nuk sheh “asgjë të jashtëzakonshme në nxjerrjen e ushtrisë në rrugë.” Sipas tij “shqiptarët janë të mësuar me forca policore që patrullojnë në rrugë dhe nëse nxirret ushtria, ajo ka tjetër hije”, sepse jepet mesazhi “që gjendja është serioze dhe nuk duhen shkelur masat e marra. Qëllimi e justifikon mjetin.”

Skenografi e një teatri të disiplinës

Kurse prof. Artan Fuga mendon se “është më e lehtë të sillesh si kapter zbori me qytetarët që trajtohen si rezervistë sesa t’i trajtosh si pushtetar në shërbim të tyre.” Sipas tij nxjerrja e autoblindave rrugëve të vendit në kuadrin e masave kundër virusit lidhet me dëshirën për të treguar potencë.”Autoblindat nuk kanë asnjë efekt ndaj virusit vetë dhe as mund të përdoren realisht për të imponuar karantinën” – mendon edhe publicisti Ardian Vehbiu – “prandaj do t’i shihja si metafora luftarake, ose shenja që pritet të tregojnë mobilizimin publik të shtetit. I përkasin një skenografie, një fasade, një teatri të disiplinës, i cili synon të lajmërojë se diçka po lëviz, se diçka po bëhet, se shteti “e ka situatën në dorë.” Përdorimi i fjalëve ekstreme dhe masa të tilla lidhen me “pamundësinë për t’u përballur me mjete të tjera, si testimet apo përkujdesja shëndetësore, që në rastin e Shqipërisë është në nivelet më të ulëta evropiane” pavarësisht se vendi ka “specialistë të mirë, por struktura të dobëta.” – thotë dom Gjergji.

Moisiu (AP)

Klimë mbikëqyrjeje e vazhdueshme

Mobilizimi i frikës nga infektimi krijon një klimë të vazhdueshme dhe të pashëndetshme mbikëqyrjeje. “Kundër kujt drejtohen tanket dhe automatikët? Kë duam të luftojmë e të trembim? – pyet ipeshkvi Meta, i cili sheh tek nxjerrja e autoblindave rrugëve të vendit “një përdorim të shpërpjesëtuar të njërës prej forcave të armatosura.” Pandemia përballohet me rregullat e saj, qoftë edhe me masa të rrepta izolimi, por jo me rregullat e luftës por me masa civile – thekson ai – dhe nxjerrja e ushtrisë në terren është një gjë e papranueshme.

Përkëdhelje tundimesh autoritare

Reagime të tipit “jemi në luftë” dhe angazhimi i forcave të armatosura për t’iu përgjigjur një emergjence shëndetësore publike në një vend me demokraci me defekte si Shqipëria, ku dhuna shpesh manifestohet në raste mosmarrëveshjesh politike, “përligjin autoritarizmin, qoftë edhe thjesht në kontekstin e masave që merren kundër pandemisë, – mendon publicisti, Ardian Vehbiu. Dhe në kontekstin e situatës politike të krijuar në Shqipëri, me opozitën të vetë-përjashtuar nga jeta parlamentare dhe krizën e rëndë të gjyqësorit, Vehbiu sheh një rrezik të tërthortë që kryeministri Rama “politikan më i zoti se kundërshtarët e vet dhe që gëzon simpatinë e aleatëve tradicionalë të Shqipërisë, si Italia dhe Turqia, por edhe Gjermania, të ndihet i përligjur në tundimet e veta autoritare, ose për të vendosur pa pyetur njeri.”

Krizat nuk janë kohë për të miratuar ligje të reja

Inskenime që nxisin autoritarizmin janë edhe ndryshimet e miratuara së fundi në Kodin Penal në Shqipëri nën moton burg për ata që shkelin rregullat e vendosura gjatë pandemisë së Covid-19 si dhe përdorimi i dronëve për të kontrolluar hapësirat publike dhe gjurmuar shkelësit e karantinës.

Artan Fuga (Privat)

“Mirë do të ishte që situata të tilla, të jashtëzakonshme, të përballohen me legjislacionin ekzistues; sepse në momente kritike, nuk është koha për të miratuar ligje të reja. Historia në vende të ndryshme, edhe në demokraci me tradita të ngulitura, tregon se legjislacioni që kalohet në momente kritike kthehet pastaj në një pengim të lirive dhe të të drejtave të qytetarëve, duke i shërbyer shtetit dhe pushtetit, me pretekstin se po mbrohet qetësia dhe shëndeti publik.” – thekson Vehbiu.

Një problem tjetër përbën rreziku që militarizimi për t’ju përgjigjur një krize në sferën e shëndetit publik të shndërrohet në një vend me demokraci të si Shqipëria në një model për mënyrën e reagimit të shtetit në raste ngjarjesh të tjera kritike. “Strukturat dhe institucionet që përftohen dhe konsolidohen duke luftuar emergjencat nuk janë, për nga natyra e tyre, pluraliste dhe demokratike; dhe suksesi i tyre mund të shndërrohet, lehtë, në kërcënim për qytetarin, në afat të gjatë. Tani për tani, fokusi është te kontrolli i përhapjes së infeksionit; por asgjë nuk garanton që nesër nuk do të lindë nevoja për të kontrolluar diçka tjetër.” – vëren Vehbiu./ Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Bota

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

14 Maj, 2025 5:07 pm
Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Para
Rasti i Lombardisë/ Ndotja e ajrit e bën koronavirusin më agresiv

Rasti i Lombardisë/ Ndotja e ajrit e bën koronavirusin më agresiv

Gjykimi ndaj Dritan Dajtit, refuzohet zgjatja e hetimit për 3 gjyqtarët

Gjykimi ndaj Dritan Dajtit, refuzohet zgjatja e hetimit për 3 gjyqtarët

Liria e medies: Rënie në Shqipëri, ja ku renditemi

Liria e medies: Rënie në Shqipëri, ja ku renditemi
















TE FUNDIT

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë të mërkurën pasdite, dhe është pritur në një takim nga...

Lexo më shumë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
14 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka përditësuar pasditen e sotme shifrat nga procesi i numërimit të votave...

Lexo më shumë

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
14 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmëri për t’u ndaluar në Turqi gjatë turneut të tij...

Lexo më shumë

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
14 Maj, 2025

Në një prononcim për Klan News, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se procesi i numërimit të votave në përgjithësi ka shkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com