Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Panama Papers/ Reagon për herë të parë për akuzat kompania GFI

2016/04/07 at 10:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Panama Papers/ Reagon për herë të parë për akuzat kompania GFI

Kompania GFI Albania ka reaguar më në fund për përfshirjen e emrit të saj në skandalin e Panama Papers.


Ajo shkruan në një deklaratë se të gjitha sa thuhen për të nëpër media dhe nga zyrtarë janë të pavërteta.

Kjo kompani është lidhur me skandalin e Panama Papers, së bashku me shqiptarin biznesmen, Ismail Mulleti.

panama gfi

DEKLARATA

Dëshirojmë t’i bëjmë me dije opinionit publik se GFI Albania, një shoqëri e specializuar në markimin dhe monitorimin e hidrokarbureve, është gjendur ditët e fundit nën një sulm mediatik të paprecedent, të pakuptimtë dhe dashakeqës. Të befasuar dhe të shokuar nga moria e raportimeve të pavërteta, opinioneve joprofesionale dhe insinuatave të paqena, detyrohemi të sqarojmë opinionin publik shqiptar përsa vijon:

Projekti kombëtar i markimit dhe monitorimit të karburanteve nuk ka filluar befasisht në vitin 2013 siç aludohet në mënyrë dashakeqe.

Aludimi në media se shoqëria GFI Technologies ka fituar të drejtën e koncesionit të markimit të

karburanteve në Shqipëri menjëherë pas themelimit në Maj 2013 është tërësisht i pavërtetë. Koncesioni i markimit në Shqipëri nuk ka asnjë lidhje me shoqërinë GFI Technologies.

Propozimi për të ndërtuar një projekt markimi të karburanteve i është parashtruar Qeverisë së Shqipërisë që në vitin 2010.

Në vitin 2011 zbatimi i një projekti të tillë kombëtar është miratuar nga qeveria dhe është hedhur baza ligjore për shpalljen e një procedure konkurruese. Kjo procedurë është zhvilluar në vijim në vitin 2012, kurse kontrata koncesionare është nënshkruar në Shkurt 2013 pas muajsh të tërë negociimi. Në mënyrë ndoshta unike në procedurat konkurruese të organizuara nga entet publike shqiptare, procesi i tenderimit është shoqëruar edhe me testim fizik të kapaciteteve teknologjike. GFI Albania shpk është një shoqëri e të drejtës shqiptare e themeluar në Prill 2013 në përmbushje të detyrimit që rrjedh nga kontrata e koncesionit.

Zbatimi i projektit në terren ka filluar në Shtator të vitit 2013. Puna jonë ka dëmtuar interesat e paligjshme të shumë abuzuesve dhe kontrabandistëve të sektorit të karburanteve, të cilët fatkeqësisht në mënyrë të vazhdueshme kanë lobuar në shumë forma, përfshirë fushatat mediatike, kundër zbatimit të projektit, të ndihmuar edhe nga disa të ashtuquajtur gazetarë apo opinionistë.

Çuditërisht, shumë media të cilat këto ditë nuk kanë ngurruar të hedhin baltë dhe të dizinformojnë opinionin publik, nuk kanë marrë mundimin asnjëherë të kërkojnë informacione mbi impaktin pozitiv të koncesionit të markimit në Shqipëri. Volumet e karburanteve të deklaruara janë rritur ndjeshëm në vitin 2015, megjithëse konsumi i disa industrive të mëdha si ndërtimi apo transporti është ulur. Përmes punës së GFI Albania, buxheti i shtetit gjatë vitit të fundit i ka rritur të ardhurat me 60 milion USD shtesë. Është e qartë se këto para janë zhvendosur nga xhepat e abuzuesve drejt buxhetit të shtetit.

Shpifjet në lidhje me shifrat dhe të dhënat financiare të punës së GFI Albania nuk janë një fenomen i ri. Që në vitin 2013, kur Shoqata e tregtarëve të karburanteve kërkoi pavlefshmërinë e kontratës konçesionare në Gjykatën Kushtetuese, është raportuar në media se si rezultat i projektit çmimi i karburanteve do të rritej me 20 lekë për litër (!) kur në fakt tarifa e shërbimit është 0.6 lekë për litër. Që në fillim janë përmendur shifra të tilla si 150 milion Euro fitime, apo deri edhe 300 milion Euro, kur në fakt xhiroja totale gjatë tre viteve të fundit 2013-2015 është rreth 6 milion Euro.

Mediat kanë aluduar madje se GFI Albania ka kryer transferta të dyshimta në shifra 400 dhe 500 mijë Euro. Theksojmë me forcë se kjo është një shpifje tërësisht abuzive. Aktiviteti financiar i GFI Albania është krejtësisht transparent, i bazuar në legjislacion dhe lehtësisht i monitorueshëm si nga Autoriteti Kontraktues ashtu dhe nga të gjitha organet ligjzbatuese të shtetit shqiptar.

Dëshirojmë të garantojmë opinionin e shëndoshë publik se aktiviteti i GFI Albania është në mbrojtje të  interesave të qytetarëve shqiptarë duke mbështetur Qeverinë e Shqipërisë në luftën e saj kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal në sektorin e karburanteve.

 

 



Ju sugjerojmë

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…
-U tha në Opinion

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

29 Maj, 2025 9:52 pm
Rubio takohet me homologun maqedonas
Bota

Rubio takohet me homologun maqedonas

29 Maj, 2025 9:39 pm
Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin
Aktualitet

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

29 Maj, 2025 9:38 pm
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:27 pm
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
Kronikë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

29 Maj, 2025 8:53 pm
OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte
Bota

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

29 Maj, 2025 8:44 pm
Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur
Politikë

Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur

29 Maj, 2025 8:26 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Netanyahun: Mos ndërhy në negociatat me Iranin

29 Maj, 2025 7:49 pm
Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar
Aktualitet

Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar

29 Maj, 2025 7:41 pm
Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë
Bota

Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë

29 Maj, 2025 7:37 pm
Para
Hoxha: Ministrit i grabitën kasafortën në shtëpi, por fshehu ngjarjen

Hoxha: Ministrit i grabitën kasafortën në shtëpi, por fshehu ngjarjen

Majmuni i zemëruar i nxjerr gishtin e mesit fotografit

Majmuni i zemëruar i nxjerr gishtin e mesit fotografit

Video/ Mbyllen 4 çerekfinalet e Ligës së Evropës, rezultate befasuese

Video/ Mbyllen 4 çerekfinalet e Ligës së Evropës, rezultate befasuese

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…
29 Maj, 2025

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka dhënë një rrëfim ekskluziv për gazetarin Blendi Fevziu, i cili ka udhëtuar deri...

Lexo më shumë

Rubio takohet me homologun maqedonas

Rubio takohet me homologun maqedonas
29 Maj, 2025

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar në Uashington me ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme...

Lexo më shumë

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin
29 Maj, 2025

Tomorr Barohoxha është një qytetar nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan. Ai tregon se...

Lexo më shumë

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
29 Maj, 2025

Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi sesi Arben Kotollaku, polic rrugor dhe vëllai i ish-gjyqtares së Elbasanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com