Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Panama Papers/ Ja si ruhen dokumentet e zbuluara të “Mossack Fonseca”

2016/04/06 at 7:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Panama Papers/ Ja si ruhen dokumentet e zbuluara të “Mossack Fonseca”

Për redaktorët e Süddeutsche Zeitung duhet të ketë qenë dita e fatit për profesionin e tyre, kur atyre iu dërguan të dhënat për bizneset me të ashtuquajturat firma kuti postare, apo firmat guackë.


Kjo do të kthehej në një histori të madhe, me efekte afatgjata. Kjo në një kohë kur vetë mënyra si vepruan gazetarët pjesëtarë të kësaj historie është një histori interesante.

Siguria në rend të parë

Kështu redaktorët e Süddeutsche Zeitung dhe kolegët e tyre nga medie të tjera punuan për një vit në fshehtësi të plotë. Që të mos flasësh dot për punën, është shumë e vështirë për gazetarët, thotë Frederik Obermaier, nga ekipi investigues i SZ në një intervistë në süddeutsche.de.

Për t’u mbrojtur nga sulmet e piratëve të internetit, redaksia përdori kompjutera pa lidhje me internetin. Serveri dhe kompjuterat ndodheshin në një dhomë të mbyllur, ku mund të hynin vetëm anëtarët e ekipit investigativ.

“As kryeredaktori nuk lejohej të hynte – as pastrueset. Kështu që pluhurat me aspirator nga dhoma u morën për herë të parë pas një viti”, thotë Obermeier. Takime të rregullta ndërkombëtare, midis të tjerash në Uashington dhe në Londër në grupe të vogla, siguronin komunikimin me njëri-tjetrin. Për këtë komunikohej në një forum interneti të mbyllur në mënyrë të veçantë.

Problemi i logjistikës

Problemi i madh në fillim të punës konsistonte para së gjithash në përpunimin e sasisë gjigande të të dhënave. Në rastet e Offshore-Leaks, të rrjedhjes së informacionit për firmat offshore ishin 260 gigabajt të dhëna, në rastin e Panama Papers sasia e të dhënave ishte dhjetë herë më e madhe – 2,7 terabajt, 11,5 milionë dokumenta. Prandaj redaksia vendosi që të angazhojë në punë edhe Shoqatën Ndërkombëtare të Gazetarisë Investigative (ICiJ).

Kështu deri në fund punuan rreth 400 gazetarë nga 80 vende për projektin. “Sasinë e të dhënave ne nuk do të ishim në gjendje ta përpunonim vetë. Do të na ishin dashur njëzet vjet punë. Prandaj ne ndërtuam pikërëndesa për vende të caktuara.” Kështu, tema që për Gjermaninë kanë rëndësi dytësore, por që janë të rëndësishme për Amerikën e Jugut, ju lanë gazetarëve të atjeshëm.

Mënyra si veprohej me sasinë e të dhënave qe e thjeshtë. Kështu, ekipi krijonte lista me emra potencialë dhe shikonte nëse kërkimi i këtyre emrave në dokumentat jepte rezultate.

Bota e errët e parave

Të dhënat janë nga një burim anonim, janë aktuale dhe iu përcollën Süddeutsche Zeitung. Thuhet se në kompjuterat e firmës në Panama depërtuan piratë kompjuterash. Të dhënat përmbajnë emaile, dëshmi, pasqyra të llogarisë bankare, kopje të pasaportave dhe shumë dokumenta të tjera të më shumë se 215.000 mijë shoqërive, të cilat zyra Mossack Fonseca i ka themeluar kryesisht me porosi të klientëve në Panama dhe në Ishujt e Virgjër Britanikë.

Një botë e errët, ku rrjedh jashtëzakonisht shumë para, thotë Obermaier. Për drejtuesin e redaksisë investigative të NDR, WDR dhe Süddeutsche Zeitung, Georg Mascolo, sistemi i firmave guackë është jashtëzakonisht i përshtatshëm për shpërdorim. Mossack Fonseca punonte në të gjithë botën me 14.000 banka dhe zyra. 1200 prej tyre e kishin qendrën për shembull në Zvicër – një vend që ka qenë njëherë në fokus në lidhje me shkeljet për taksat.

Rezultatet e kërkimeve tani tërheqin aktivizimin e autoriteteve ndërkombëtare. Kështu, Australia, Zelanda e Re dhe Izraeli do të verifikojnë nëse në lista shfaqen qytetarë të tyre ose firmat e tyre. Edhe në Norvegji, ministrja e Industrisë, Monica Maeland i kërkoi bankës norvegjeze DNB që të japë një deklaratë me shkrim për rolin e saj në këtë aferë. Kjo bankë pati ndihmuar rreth 40 klientë për themelimin e një firme offshore në Sejshelle.

Kurse në Islandë, 21.000 vetë, nga 330 mijë banorë që ka vendi, kërkuan online dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Sigmundur Davio Gunnlaugsson, emri i të cilit përmendet në dokumente. “Ditët e ardhshme do të publikohen histori nga Gjermania, pastaj nga bota e sportit dhe pastaj pasojnë histori të kolegëve nga bota e jashtme”, sqaron Obermaier./DW

 



Ju sugjerojmë

Prespa, zona që po rilind nga turizmi
Aktualitet

Prespa, zona që po rilind nga turizmi

29 Qershor, 2025 6:34 pm
Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter
Aktualitet

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

29 Qershor, 2025 6:19 pm
“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme
Aktualitet

“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme

29 Qershor, 2025 5:52 pm
Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave
Aktualitet

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave

29 Qershor, 2025 5:24 pm
Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest
Bota

Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest

29 Qershor, 2025 5:05 pm
Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës

29 Qershor, 2025 4:52 pm
Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit
Politikë

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit

29 Qershor, 2025 4:30 pm
Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
Rajoni

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

29 Qershor, 2025 4:18 pm
Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

29 Qershor, 2025 4:07 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Aktualitet

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Para
Rrëzimi i helikopterit/ Ja mesazhi i ndjerë i ministres Kodheli

Rrëzimi i helikopterit/ Ja mesazhi i ndjerë i ministres Kodheli

Dëshmi ekskluzive/ Banori: Helikopteri për pak sa s’u përplas me pallatin

Dëshmi ekskluzive/ Banori: Helikopteri për pak sa s'u përplas me pallatin

Dëshmi ekskluzive/ Banori: Helikopteri për pak sa s’u përplas me pallatin

Ekskluzive/ Kodheli drejt Kuçovës, pilotët shpallen "Dëshmorë të Kombit"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Prespa, zona që po rilind nga turizmi

Prespa, zona që po rilind nga turizmi
29 Qershor, 2025

Turizmi i aventurës, sportet ujore, natyra, trashëgimia kulturore dhe magjia e liqenit të Prespës po tërheqin vizitorë të shumtë, të...

Lexo më shumë

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter
29 Qershor, 2025

Zjarri në fshatin Hoshtimë të Vlorës është përkeqësuar, pasi po favorizohet nga era e fortë dhe po avancon në zona...

Lexo më shumë

“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme

“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme
29 Qershor, 2025

Një makth pa mbarim, një jetë ku betejat e forta, stërmunduese e kanë përplasur Ivanën duke ia lëkundur themelet. Historia...

Lexo më shumë

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave
29 Qershor, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Hoshtimë të bashkisë së Vlorës . Sipas burimeve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com