Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur në një konferencë për mediat ditën e sotme edhe për skandalin të fshehjes së parave, i quajtur “Panama Papers”.
Sejko, teksa njoftoi uljen e normës bazë të interesit, iu përgjigj interesit të gazetarëve për rastin në fjalë.
Ai tha se deri më tani nuk ka asnjë transaksion bankar nga Shqipëria drejt Panamasë, duke përjashtuar mundësinë që bankat e nivelit të dytë në Shqipëri të jenë përfshirë në skandalin më të madh të evazionit fiskal dhe të të fshehjes së të ardhurave në botë.
Megjithatë, Guvernatori theksoi se të gjitha transaksionet bankare të Shqipërisë me jashtë do të monitorohen.