Kushtet e spitalit të Pogradecit janë të tmerrshme. Denoncimi vjen nga një qytetar. “Te nderuar mund te me ndihmoni te zgjedh nje nga keto dhomat e Maternitetit te Pogradecit se jam ne dileme”. Eshtë ky përshkrimi që qytetari nga Pogradeci ka bërë për të denoncuar kushtet në të cilat qëndrojnë pacientet e qytetit të tij dhe rrethinave përreth.
Ju kërkojmë ndjesë Z.Beqaj për këto pamje që po ju sërvirim në këtë orar se ndoshta jeni duke ngrënë në ndonjë nga këto resortet e shtrenjta të bregdetit tonë, por s’kemi ç’bëjmë, na kuptoni edhe ju, asnjë nga dhomat nuk është e përshtatshme në spitalin e Pogradecit.