Emisioni “Stop” sjell sot pamje ekskluzive e makabre të mënyrës sesi janë vrarë qentë dhe më pas janë hedhur në landfillin e Sharrës nga Bashkia e Tiranës në muajin Prill të vitit 2017 dhe të vitit 2018.
Ambientalisti dhe aktivisti i mbrojtjes së natyrës dhe të drejtave të kafshëve, Sazan Guri tregoi se të njëjtin qen që ka fotografuar në mëngjes në rrugët e Tiranës e ka parë më pas në qese të zeza, gati për t’u hedhur në landfillin e Sharrës.
Ai rrëfen se e ndoqi të gjithë situatën, që prej qendrës së trajtimit në Kombinat, që sipas tij, në fakt është “auschëitz”, që do të thotë kampi i përqëndrimit më famëkeq gjerman.