Me plotë tensione po shoqërohet situata para Gjykatës së Tiranës, ku dhjetëra protestues nuk lejohen t’i afrohen godinës. Ndaj, shumë prej qytetarëve janë revoltuar, kanë bllokuar Unazën prej disa orësh duke kërkuar lirimin e 23 protestuesve kuksian, e gjithë zona është blinduar nga rreth 1 mijë punojës policie.
Me thirrjet “Lironi protestuesit!” “Rama ik!” familjarët e të arrestuarve kanë bllokuar rrugën përballë gjykatës së Tiranës dhe nuk lejojnë lëvizjen e makinave.
Ndiqni në videon më poshtë atë se çfarë po ndodh aktualisht para Gjykatës së Tiranës, ku dhe po mbahet seanca për protestuesit e Kukësit./Opinion.al