Rreth 50 familje romësh, me shumë fëmijë të mitur dhe pleq të sëmurë janë vendosur prej mëse një muaji e gjysëm në këtë ngrehinë, dikur kazermë ushtarake.
Edhe pse temperaturat ditët e fundit kanë zbritur nën zero, muret e mbetura prej saj dhe dritatet e mbuluara me qese plastike janë streha e tyre e vetme.
Këto familje rome u zhvendosen nga Bregu i Lumit, ku jetuan për dhjetra vite, pasi bashkia e Tiranës ndërhyri për të shembur banesat e tyre të thjeshta dhe informale, si pjesë e një projekti për rehabilitmin e zonës.
Në këmbim bashkia ka premtuar se në këtë ish repart ushtarak, do të ndërtojë brenda 6 muajsh shtëpi të reja për ata. Megjithtë, Deri ne mbajtjen e premtimit jeta per keta njerez mbetët e vështirë dhe plot sfida. /Reporter.al