Mijëra shqiptarë provuan shijen e hidhur të udhëtimit drejt Gjermanisë në kërkim të një shprese që rezultoi e kotë.
Por ndërsa shumë shqiptarë janë kthyer, disa prej tyre po bëjnë përpjekje të dëshpëruara për të qëndruar në Gjermani.
Këto foto janë bërë në katedralen e Regensburgut në Gjermani, raporton mapo.
40 shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës kanë rënë në ‘dorë’ të kishës, duke u kërkuar atyre azil në përpjekje për të shmangur deportimin.
Ata jetojnë brenda në katedrale në temperaturat e larta të korrikut.
Disa gjermanë u kanë ofruar ndihmë, ndërsa një grua iu kërkon të largohen: “Kisha nuk është strehë refugjatësh”.