Autoritete turke thonë se së paku 10 persona janë vrarë nga një shpërthim në qendër të Stambollit. Zyra e guvernatorit të qytetit bën të ditur se 15 njerëz të tjerë janë plagosur.
Shpërthimi ka ndodhur pak pas orës 10 të mëngjesit, sipas kohës lokale, në lagjen historike Sultanahmet, pranë Xhamisë së Kaltër.
Auto-ambulancat kanë nxituar në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka rrethuar zonën. Disa raporte lokale sugjerojnë se shpërthimi është shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës.
Lagjja Sultanahmet është atraksioni kryesor turistik i Stambollit, që përfshin Pallatin Topkapi, muzeunHagia Sophia dhe Xhaminë e Kaltër.
Militantët kurdë, majtistë dhe islamistë kanë kryer disa sulme në Turqi në muajt e fundit.
Dy shpërthime vetëvrasëse në Ankara në muajin tetor kanë vrarë mbi 100 veta.
Prokurorët kanë thënë se ky sulm ishte kryer nga militantët e Shtetit Islamik.