Një ish-deputet rus i cili ishte larguar nga Moska nga frika për jetën e tij nga shërbimi sekret i presidentit Putin është qëlluar për vdekje në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Denis Voronenkov, për të cilin thuhet ka dëshmuar kundër ish-kreun pro-rusë të qeverisë ukrainase, Viktor Janukociç, është qëlluar për vdekje në mes të ditës.
Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Yuriu Lutsenko ka fajësuar Kremlinin për vrasjen e Voronenkos, duke thënë se Rusia dëshironte ta ndëshkonte atë për dëshminë që kishte dhënë.
45 vjeçari u larguar nga Moska në tetor të vitit të kaluar bashkë me gruan e tij Maria Maksakova, një këngëtare operash, duke thënë se ishin ngopur nga “skizofrenia” ruse.
Në të njëjtën kohë ai kërkohej në Moskë për akuzën e mashtrimit./opinion.al