Këto janë momente që do të mbahen mend gjatë. Janë pamje të filmuara nga vetë futbollistët tanë në mbrëmjen e 19 Qershorit kur Shqipëria mundi Rumaninë, duke shënuar kësisoj të parin gol të skuadrës sonë në kampionatin Europian. Duket se gëzimi i tyre nuk ka kufi.
Të mbledhur për foton zyrtare në përfundim të ndeshjes, janë dashur disa minuta për të vendosur “qetesi”, pasi euforia është e jashtëzakonshme.