Imazhe spektakolare dhe të frikshme të një rrufeje që goditi disa ditë më parë midis çadrave të plazhit të një resorti në Lignano Sabbiadoro (Udine) të Italisë, janë kapur nga kamerat.
Për fat të mirë, asnjë pushues nuk u lëndua në ato momente, edhe për shkak se plazhi ishte i shkretë pas stuhisë së fortë që po kalonte në ato momente.
Rrufeja dëmtoi një tavolinë plastike dhe përkuli tubin e një çadre aty pranë, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, por që mund të kishte përfunduar edhe në tragjedi nëse do të kishte pushues.