Kjo video përmban pamje shqetësuese pasi tregon momentin kur një person i armatosur ndjek dhe qëllon në drejtim të disa adoleshentëve të cilët ndodheshin pranë një qendre tregtare.
Të shtënat e personit të armatosur dhe ulërimat e adoleshentëve dëgjohen teksa ata largohen me shpejtësi.
Personi i armatosur në momentin që përleshet me njërin nga adoleshentet duket se mban një veshje tradicionale myslimane.
Kjo video u filmua nga një person me emrin Andreas, i cili ja paraqiti këtë shqetësim MailOnline.
“Ka patur shumë rrëmujë dhe në momentin kur këta fëmijë u ndanë nga turma, personi i armatosur u vu në ndjekje të tyre duke hapur zjarr” – tha ai.
Policia tha se ishte në dijeni të incidentit megjithëse ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen e ndodhur.