Një motorrist në Kinë, para pak minutash, i mbijetoi shpërthimit në flakë pas përplasjes më një kamion.
Aksidenti u regjistrua nga kamerat rrugore, ku tregon një kamion i cili po merrte kthesën në të majtën e kryqëzimit në Nanchang, kur një motoçiklist i paaftë për të ndaluar, e godet kamionin dhe të dyja automjetet shpërthejnë në flakë.
Shoferi i kamionit ngadalë del nga automjeti dhe shihet duke vrapuar, së bashku me kalimtarët e tjerë, për të shpëtuar motorristin, i cili në mënyrë të menjëhershme kishte zbritur nga automjeti i mbuluar në flakë. Së bashku, ata e largojnë trupin e motoristin nga aksidenti për ti dhënë ndihmën e parë.
Motoçiklist, u identifikua me emrin Chen, u dërgua në një spital aty pranë, ku mjekët thanë se lëndimet e tij nuk ishin kërcënuese për jetën./opinion.al