Ditën që është dhunuar fëmija 3 vjeçar ka përjetuar një gjendje të rëndë psikologjike. Pamjet që emisioni “Stop” transmetoi sonte janë më të rënda se ato që pamë mbrëmë.
Saimir Kodra sqaroi sonte se pamjet e dhunës në kopësht janë filmuar më 14 Qershor nga emisioni “Stop”. Pra rrahja barbare e fëmijës nga administratores Anjeza Shabani është bërë me 14 Qershor.
Më tej më 15 qershor në orën 03:00 pas mesnate fëmija është ngritur duke goditur kokën me grushte. Pamjet e rënda në shtëpi janë filmuar me celular nga babai i fëmijës. Ai që denoncoi gjithë këtë skandal.
Ky fëmijë është sot në gjendje të rëndë psikologjike dhe kërkon trajtim.