Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PAMECA: Kontrata e Rinasit të rishihet, Policia të ketë akses në kamera

2016/07/08 at 9:06 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
PAMECA: Kontrata e Rinasit të rishihet, Policia të ketë akses në kamera

Fakti që Policia e Shtetit nuk ka akses në kamerat e sigurisë së Aeroportit “Nënë Tereza” është ngritur si shqetësim në Komitetin e Sigurisë së Rinasit, edhe nga përfaqësuesja e Misionit “Pameca”.


Teuta Krasniqi, e cila merrte pjesë në mbledhjen e datës 13 maj, në emër të Misionit të Asistencës Policore të Komunitetit Europian në Shqipëri, ka ngritur shqetësimet për çështjen e sigurisë. Sipas saj, Policia duhet të ketë patjetër akses në kamerat e sigurisë, pasi në rast se diçka ndodh në Aeroportin e Rinasit, askush nuk thotë se një gjë ka ndodhur dhe se në Aeroport është një kontraktues gjerman.

Nga ana tjetër, Krasniqi ka ngritur edhe një tjetër problem sigurie, që sipas saj është mungesa e barrierave mes aeroportit dhe parkingut. Nga ana tjetër, i pranishëm në këtë mbledhje, edhe zv.ministri i Transporteve Bahri Shaqiri ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme nga TIA, pasi situata në aeroport nuk është e mirë.

Duke iu referuar raportit të datës 20 prill, mbi tri testimet sekrete të kryera nga Aviacioni Civil dhe Policia e Shtetit, Shaqiri kërkoi marrjen e masave urgjente dhe një mbledhje të jashtëzakonshme për t’i prezantuar ato në Komitetin e Sigurisë.

Sipas tij, duhen rishikuar masat dhe sugjerimet për të përmirësuar menjëherë situatën e sigurisë në Aeroportin e vetëm kombëtar. Më poshtë, pjesë nga raporti i mbajtur në mbledhjen e Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Aviacionit Civil Shqiptar.

DEBATI 

Bahri Shaqiri: Nga raporti që unë kam parë në Ministri dhe informacionet që kanë ardhur nga institucione të shtetit, rezulton që gjendja nuk është e mirë në Aeroportin e Rinasit. Unë do të këshilloja që raporti t’i shkojë menjëherë dhe brenda një kohe shumë të shkurtër nga kompania t’i bëhet një raportim këtij komiteti për çfarë është dakord e çfarë jo, të marrë masa të menjëhershme. Theksoj, të menjëhershme, për përmirësimet e problematikës. Me këtë kontroll është bërë një punë e shkëlqyeshme nga AAC-ja dhe Policia Kufitare. Të gjitha këto probleme që tha z. Genc Merepeza janë të mbartura dhe nuk vihet re asnjë lloj ndryshimi nga ana e kompanisë suaj. Unë do të këshilloja dhe për një mbledhje tjetër jashtë radhe të komitetit pas përgjigjes që do të dërgojë kompania, në të cilën të shikojmë për sugjerimet dhe masat që do të marrë për përmirësimet e menjëhershme të situatës.

Aleksandër Lipivani: Do të ketë mbledhje. Ju jeni informuar për gjithçka nëpërmjet informacioneve të takimeve të z. Bujar me z. Vangjel Nikolla në ambientet tona. Tashmë gjithçka dihet dhe është e regjistruar nga kamerat. Pjesën e raportit do doja ta diskutoja paraprakisht me ju, pasi ka ardhur koha të merren vendime, veçanërisht për punët e sigurisë, se janë shumë të mprehta dhe duan zgjidhje të menjëhershme. Këtu ka problem që është vetëm një aeroport, se nëse do të kishte edhe aeroporte të tjera, kushedi se çfarë masash do të kishte.

Genc Merepeza: Në rastet e kompanisë që merret me punët e sigurisë në Aeroport, është më mirë që të funksionojë siç është, apo duhet t’i japim ndonjë shkundje që ajo të kryejë më mirë detyrat e veta. Kur shkoj unë në Rinas, dhe jam drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kufitare, duhet të kaloj shumë procedura që të kaloj. Aleksandër Lipivani: Shkundjen ia japin këta (TIA), se këta e kanë për detyrë, ne mund të shkundim këta. Genc Merepeza: Po, po për këta e kam dhe unë.

Ilir Alimema: Pyetja ishte, a bën punë të mirë kjo kompani? Unë ju konfirmoj se bën punë të shkëlqyer, është viti i 11-të që kjo kompani është aty dhe është viti i 11- të që kjo kompani është e licencuar dhe e njohur nga autoriteti nën mbikëqyrjen e vazhdueshme. Drejtuesit e kësaj kompanie janë të licencuar po nga autoriteti, kështu që unë nuk mund të them gjë tjetër. Ne jemi absolutisht të kënaqur me punën që kryen kjo kompani.

Bahri Shaqiri: Më falni se ndoshta po bëhem pak këmbëngulës. Nuk dua të kundërshtoj në këtë lloj takimi. Janë të paktën 3 institucione shtetërore që kanë identifikuar probleme te ju dhe janë të tria institucione të specializuara dhe me profesionistë të lartë. Nuk e diskutoj dhe është e vërtetë ajo që ju thatë që duhet të vijë më parë raporti të shohësh çfarë ka ndodhur, ta analizosh e pastaj të hyjmë e ta diskutojmë. Problematika ekziston sepse të paktën të tria institucionet janë të të njëjtit mendim. Le të studiohet njëherë materiali e pastaj të vazhdojmë.

Teuta Krasniqi: Për sa i përket problemit të kamerave, unë si eksperte e pavarur mendoj se si ka mundësi që Policia të mos ketë akses mbi këto kamera? Nëse ndodh diçka në Aeroportin e Tiranës, askush nuk thotë që ka ndodhur kjo gjë dhe se në Aeroport është një kontraktues gjerman. Nëse tashmë do të ketë një kontraktues tjetër, unë mendoj se patjetër duhet të rishikohet mirë kontrata, roli i Policisë në atë kontratë duhet të përcaktohet qartë në draftin që do të përgatitet, që Policia të ketë akses në gjithë kamerat e Aeroportit. Një problem tjetër që mendoj se përbën shqetësim është edhe ajo se ndërmjet Aeroportit dhe parkimit nuk ka asnjë barrierë që të përbëjë pengesa. Kur isha herën e fundit në Aeroport, unë pyeta shefin e sigurisë aty te skanerat nëse i kanë në funksion apo jo mjetet që zbulojnë, jo vetëm lëndët eksplozive, por dhe nëse ka persona që kanë pasur kontakt me këto lëndë. Ai më tha menjëherë po, por edhe atij iu duk sikur pyetja ime ishte absurde. Unë nuk jam e sigurt që kompania e sigurisë atje i ka këto mjete./Panorama

 



Ju sugjerojmë

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
-U tha në Opinion

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

29 Maj, 2025 11:33 pm
“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
-U tha në Opinion

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

29 Maj, 2025 11:01 pm
Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

29 Maj, 2025 10:35 pm
Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
-U tha në Opinion

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

29 Maj, 2025 10:30 pm
Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria
-U tha në Opinion

Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria

29 Maj, 2025 10:09 pm
Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…
-U tha në Opinion

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

29 Maj, 2025 9:52 pm
Rubio takohet me homologun maqedonas
Bota

Rubio takohet me homologun maqedonas

29 Maj, 2025 9:39 pm
Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin
Aktualitet

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

29 Maj, 2025 9:38 pm
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:27 pm
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
Kronikë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

29 Maj, 2025 8:53 pm
Para
Emrat/ Ruheshin prej muajsh, si u arrestuan 7 trafikantët e kokainës

Emrat/ Ruheshin prej muajsh, si u arrestuan 7 trafikantët e kokainës

Komandonin shqiptarët/ Zbulohet rrjeti i prostitucionit

Propozimi/ BE kërkon legalizimin e prostitucionit në Shqipëri

Tifozi fatlum do të nxjerrë në ankand topin që Messi humbi penalltinë

Tifozi fatlum do të nxjerrë në ankand topin që Messi humbi penalltinë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
29 Maj, 2025

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë –...

Lexo më shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
29 Maj, 2025

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për...

Lexo më shumë

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
29 Maj, 2025

Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e kësaj të enjteje, vjen historia...

Lexo më shumë

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
29 Maj, 2025

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. “Një mrekulli! Sikur ishte në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com