Kryetarët e grupeve parlamentare janë mbledhur në kyresinë e kuvendit, për të diskutuar rreth marrëveshjes që duhet të arrinin për reformën në drejtësi. Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka thënë se, situata është shumë e rëndë.
“Dy rastësi mes nate nuk mund të ketë. Të henën na ndodhi e njëjta gjë, dje u mblodhëm këtu dhe ramë dakort që të pasqyrojmë atë marrëveshje të zotit Han, përfaqësuesit më të lartë të Europës, u ra dakort pastaj u prish përsëri.
“Ne kërkojmë që ajo marrëveshje të implementohet dhe ta zbatojmë, përndryshe ne jemi me shkelje edhe sot për sa kohë jemi pa marrëveshje”, tha Paloka.