Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Palmer: SHBA pranë Ballkanit edhe në kohërat e pandemisë

2020/04/15 at 7:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Palmer: Serbia të njoh kosovën

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, ka komentuar për situatën në Ballkanin Perëndimor ndërsa rajoni po përballet me pandeminë e koronavirusit.


Në një intervistë me gazetaren Helena Djordjevic të shërbimit serb të Zërit të Amerikës, zoti Palmer nuk pranoi të komentojë për letrën që dy ligjvënës amerikanë i drejtuan Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku shprehën shqetësimin e tyre mbi përqasjen e administratës së Presidentit Donald Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi kryesor jo vetëm drejtëpërsëdrejti në vendet individuale të Ballkanit Perëndimor, por edhe në organizatat ndërkombëtare që e kanalizojnë asistencën e tyre drejt rajonit.

Gjatë intervistës, zoti Palmer e vuri theksin tek ndihma e Shteteve të Bashkuara prej miliarda dollarësh për rajonin e Ballkanit gjatë 20 viteve të fundit.

“Mendoj se është e vërtetë për të gjithë rajonin dhe madje në pjesën më të madhe të botës: Nevojat më urgjente janë për aftësitë për të bërë testime, për paisjet mbrojtëse personale, dhe kapacitetet e kompanive dhe ekipeve të emergjencave për të patur mundësinë t’ua ofrojnë ndihmën atyre që e kanë të nevojshme. Më gjerësisht mendoj se po vihen në pah përpjekjet dhe energjitë që kanë shpenzuar Shtetet e Bashkuara… në mbarë rajonin e Ballkanit, për ndërtimin e institucioneve në mbi 20 vjet. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë t’i përgjigjen fuqishëm rrezikut që paraqet sfida e koronavirusit për shkak të përpjekjeve që Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë bërë për të ndihmuar në zhvillimin e këtyre kapaciteteve“, tha ai.

I pyetur për ndihmat ruse dhe kineze, të cilat këto vende i shfrytëzojnë si propagandë, zoti Palmer tha se kjo nuk është një konkurrencë dhe se Shtetet e Bashkuara janë kontribuesit kryesorë të organizatave ndërkombëtare që nga ana e tyre ndihmojnë vendet e ndryshme në rajon.

“Ky nuk është një konkurim. Nëse ka gjëra për të cilat Rusia dhe Kina mund të ndihmojnë Serbinë, apo vende të tjera në Ballkanin Perëndimor, mendoj se kjo është fantastike. Është shumë mirë edhe që Bashkimi Evropian po kontribuon me asistencë të konsiderueshme për Ballkanin Perëndimor. Mendoj se është shumë mirë edhe që Shtetet e Bashkuara po i përgjigjen sfidës. Po përgjigjemi në rrugë dypalëshe, duke dhënë asistencë drejtpërsëdrejti vendeve individuale të Ballkanit Perëndimor. Po shtojmë edhe përpjekjen tonë përmes institucioneve dhe forumeve ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh për aktorët relevantë ndërkombëtarë, për Kombet e Bashkuara, për Bankën Botërore, për Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh në këto institucione dhe ne po kanalizojmë asistencën përmes tyre drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar që të plotësojnë nevojat e tyre“, tha zoti Palmer.

Zv.Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit foli edhe për situatën në marrëdhënien Kosovë – Serbi gjatë kësaj periudhe pandemie botërore.

“Mendoj se në të vërtetë bashkëpunimi midis Serbisë dhe Kosovës për çështjen e koronavirusit është mjaft prekës. Është një nga ato pak lajme të mira, pozitive, që kanë dalë nga e gjithë kjo (situatë). Ka rritje të tregtisë. Ka bashkëpunim për sa i përket kujdesit mjekësor. Kosova dhe Serbia, mendoj se kanë nënshkruar të dyja iniciativën e ‘Korsive të Gjelbra’. Në fakt mendoj se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor tani marrin pjesë në këtë iniciativë, e cila është krijuar për të lehtësuar, përshpejtuar fluksin e ushqimeve dhe ilaçeve në këtë periudhë krize. Kështu që është inkurajuese të shohësh që Serbia dhe Kosova gjejnë pika të përbashkëta dhe punojnë së bashku për të trajtuar këtë sfidë të përbashkët“, tha zoti Palmer.

Më konkretisht për asistencën për Shqipërinë dhe Kosovën, zoti Palmer rikonfirmoi angazhimin amerikan edhe në këto kohëra të vështira.

“Para së gjithash, është ndihma financiare që po shkon direkt në vendet në fjalë. Këto fonde shkojnë për të blerë komplete testesh, pajisje mbrojtëse personale, reagentë që janë kimikatet e domosdoshme për të kryer testimin, pajisje dhe komplete dezinfektimi në mënyrë që objektet publike të mund të mbahen të sigurta. Ekziston edhe asistenca që ne do të vazhdojmë të japim në të dy vendet në forcimin e aftësive institucionale. Është shumë e rëndësishme që qeveria të jetë e aftë dhe në përgjigje të nevojave të qytetarëve, dhe kjo kërkon zhvillim institucional. Kjo është diçka për të cilën Shtetet e Bashkuara kanë punuar shumë ndër vite. Pra, përkrahja e mediave të pavarura dhe lirisë së medias, për shembull është pjesë e punës për t’u siguruar që qeveria të jetë e përgjegjshme dhe të japë zgjidhje. Mbështetja e një gjyqësori të pavarur siguron që qytetarët të kenë qasje në institucione që janë të konceptuara për të kufizuar, kanalizuar dhe përqëndruar veprimet e qeverisë. Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë në Kosovë, Shqipëri dhe gjetkë në rajon për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt kërcënimit mjekësor nga virusi dhe mundësimin e strukturave institucionale që bëjnë të mundur që qeveritë të jenë efektive dhe të përgjegjshme ndërsa përballen me këtë sfidë“, tha zoti Palmer.



Ju sugjerojmë

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë
Bota

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

13 Korrik, 2025 2:48 pm
Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!
Aktualitet

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!

13 Korrik, 2025 2:34 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30%

13 Korrik, 2025 2:17 pm
Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në
Aktualitet

Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në

13 Korrik, 2025 2:01 pm
Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë
Aktualitet

Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë

13 Korrik, 2025 1:44 pm
Siguria detare/Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në…
Aktualitet

Siguria detare/Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në…

13 Korrik, 2025 1:33 pm
OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje
Aktualitet

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje

13 Korrik, 2025 1:13 pm
Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth
Aktualitet

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

13 Korrik, 2025 12:56 pm
Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

13 Korrik, 2025 12:49 pm
Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues
Aktualitet

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues

13 Korrik, 2025 12:34 pm
Para
Video/ “Shpikja” më e re e italianëve, të festosh në karantinë

Video/ "Shpikja" më e re e italianëve, të festosh në karantinë

Ndryshimet në Kodin Penal, Rudina Hajdari bisedë me ambasadoren e SHBA

Ndryshimet në Kodin Penal, Rudina Hajdari bisedë me ambasadoren e SHBA

Fjalët e fundit të mjekes që humbi jetën: Mami do kthehet

Fjalët e fundit të mjekes që humbi jetën: Mami do kthehet
















TE FUNDIT

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë
13 Korrik, 2025

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka ofruar Moskës “mbështetje të palëkundur” në luftën e saj në...

Lexo më shumë

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!
13 Korrik, 2025

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut 2025, në Kroaci. Përmes një postimi...

Lexo më shumë

BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30%

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
13 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim pas kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump për vendosje të tarifës prej 30...

Lexo më shumë

Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në

Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në
13 Korrik, 2025

Prania e IKMT-së dhe forcave policore në Theth për shembjen e strukturave, duket se ka bërë bashkë banorët si një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com