Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Palestinezët e evakuuar nga Gaza lejohen të hyjnë në Bosnje

2023/11/19 at 1:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Palestinezët e evakuuar nga Gaza lejohen të hyjnë në Bosnje

Këshilli i Ministrave në Bosnje e Hercegovinë në mënyrë unanime miratoi “vendimin për dhënien e lejes për hyrjen në Bosnje e Hercegovinë, nën kushte të posaçme, të qytetarëve të Palestinës familjarët e të cilëve janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës”, u tha në njoftimin e këtij institucioni.

Në njoftim u tha se 30 persona, që janë të afërm të qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës, të cilët janë evakuuar së bashku nga Rripi i Gazës, do të lejohen që të hyjnë në këtë shtet.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës do t’ua dërgojë listën e 30 personave Policisë kufitare, në të cilën, përveç të dhënave personale, ka edhe informacione për të afërmit e tyre që janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës. Hyrja e tyre do të mundësohet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës”, u tha në njoftim.

Më herët, autoritetet njoftuan se shteti i Katarit ka ofruar një avion për transportin e shtetasve të Bosnjës dhe familjarëve të tyre të cilët u evakuuan nga Rripi i Gazës. Katari po ashtu do të mbulojë shpenzimet e tyre të fluturimit nga Egjipti për në Bosnje.

Një ditë më herët, Këshilli i Ministrave nuk mori vendim për këtë çështje për shkak të mungesës së kuorumit.

Shtetasit e Bosnjës dhe familjarët e tyre u evakuuan nga Rripi i Gazës për në Kajro të Egjiptit.

Më 18 nëntor, ministri i Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, shkroi në Facebook se Bosnja ka arritur të evakuojë të gjithë shtetasit e saj nga Gaza.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë.

Izraeli u kundërpërgjigj ashpër duke rrethuar Rripin e Gazës – ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë – dhe duke sulmuar pareshtur këtë territor. Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se mbi 11.000 palestinezë janë vrarë që kur ka nisur lufta.

Ju sugjerojmë

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

31 Janar, 2026 5:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
Bota

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

31 Janar, 2026 3:02 pm
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

31 Janar, 2026 2:48 pm
Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
Bota

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

31 Janar, 2026 2:26 pm
Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit
InstaBIZ

Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit

31 Janar, 2026 2:24 pm
Rey Manaj i jep fund aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe,largohet nga Al Sharjah
Sport

Rey Manaj i jep fund aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe,largohet nga Al Sharjah

31 Janar, 2026 2:21 pm
Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt
Aktualitet

Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt

31 Janar, 2026 2:13 pm
Para
Largimi i Zoran Zekiç, Partizani zgjedh trajnerin e ri

Largimi i Zoran Zekiç, Partizani zgjedh trajnerin e ri

A flisni me vete? Mësoni arsyet pse është mirë për ju

A flisni me vete? Mësoni arsyet pse është mirë për ju

Aksioni i policisë në Lezhë, arrestohen 6 persona

Aksioni i policisë në Lezhë, arrestohen 6 persona

TE FUNDIT

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
31 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, gjatë fjalës së tij në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama “është një...

Lexo më shumë

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
31 Janar, 2026

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Jeffrey Epstein planifikonte ta shpërndante pasurinë e tij te një...

Lexo më shumë

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
31 Janar, 2026

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është mbyllur pjesërisht, pavarësisht një marrëveshjeje financimi të miratuar nga Senati. Ndërprerja e financimit filloi...

Lexo më shumë

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
31 Janar, 2026

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, deklaroi se publikimi i dokumenteve nga dosja Epstein, “shënon fundin e një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com