Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pakti i Migrimit: Çfarë sjell politika e re e BE-së për azilin?

2024/04/11 at 9:05 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pakti i Migrimit: Çfarë sjell politika e re e BE-së për azilin?

Pas tetë vitesh negociatash të vështira me 27 shtetet anëtare, Parlamenti Evropian miratoi një reformë thelbësore të procedurave të azilit në BE.


I ashtuquajturi Pakt për Migrimin, i cili përbëhet nga tetë ligje, synon kryesisht të zvogëlojë numrin e azilkërkuesve që vijnë në BE, të përshpejtojë procedurat e azilit dhe t’i zhvendosë ata jashtë kufijve të BE-së. Sipas Eurostat-it vitin e kaluar numri i kërkesave për azil ishte 1.14 milionë. Ky numër është prej katër vjetësh në rritje të vazhdueshme. Përveç tyre që nga viti 2022 në BE janë strehuar rreth katër milionë refugjatë lufte nga Ukraina.

Si do të funksionojnë procedurat e azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së?

Azilkërkuesit dhe refugjatët do të identifikohen qartë brenda shtatë ditëve pasi kanë hyrë në BE me rrugë tokësore, detare ose ajrore  dhe do të regjistrohen në sistemin e e zgjeruar biometrik “Eurodac”.

Emigrantët nga vendet prej të cilave niveli i njohjejes së kërkesave për azil është më i vogël se 20 përqind do të mbahen në kufi deri në dymbëdhjetë javë. Në këto kampe, të cilat do të ngrihen në Greqi, Itali, Maltë, Spanjë, Kroaci dhe Qipro, do të vendoset se kush do të kthehet në vendin e tij pa shqyrtim të mëtejshëm të kërkesës. Kjo prek vetëm një pakicë të atyre që vijnë. Kapaciteti i këtyre kampeve do të jetë për 30.000 vetë në të gjithë BE-në.

Emigrantët nga vendet me nivel më të lartë njohjeje të kërkesave për azil do t’i nënshtrohen procedurës normale të azilit. Këto procedura, të cilat sot mund të zgjasin edhe me vite, do të shkurtohen. Azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen direkt nga kufijtë e jashtëm të BE-së.

Si mund të lehtësohet barra e vendeve që synojnë azilkërkuesit?

Shumë azilkërkues që hyjnë në BE nga Greqia ose Italia vazhdojnë direkt rrugën për në Gjermani, Austri, Francë, Holandë ose Belgjikë. Kjo vlen edhe për azilkërkuesit e refuzuar në këto vende. Në fakt vendi i parë ku ata hyjnë (p.sh. Italia) është e detyruar t’i ripranojë dhe strehojë këta emigrantë. Megjithatë në praktikë kjo nuk ndodh. Me Paktin e ri të migracionit këto rregulla do të rishikohen. Po ashtu pritet që dobësohen stimujt apo faktorët tërheqës, që nxisin migrimin e refugjatëve nga një vend i BE-së në tjetrin, si p.sh. ndihmat sociale dhe përfitimet e tjera. Kjo mendohet të arrihet duke vendosur një ndihmë sociale të njësuar si dhe kushte të ngjashme strehimi në të gjitha vendet e BE-së.

Po ashtu në të ardhmen rojet e kufirit të BE-së do të regjistrojnë dhe hedhin në një sistem të përbashkët që mund të aksesohet prej të gjitha zyrave dhe institucioneve në Evropë të dhënat biometrike të të gjithë azilkërkuesve që hyjnë në BE. Qëllimi është që të diktohet p.sh. nëse një migrant i refuzuar në Greqi aplikon përsëri për azil në Austri, apo në vende të tjera. Në një rast të tillë ky azilkërkues do të dëbohet më lehtë për në vendin ku ka hyrë fillimisht në BE dhe në fund edhe në vendin e tij të origjinës.

A do të bëhen më të lehta dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar?

Pakti parashikon po ashtu që në të ardhmen azilkërkuesit të dëbohen më shpejt në vendet e tyre të origjinës ose në vende tranziti që konsiderohen si të sigurta. Për këtë qëllim Bashkimi Evropian synon të arrijë më shumë marrëveshje me vende të treta në mënyrë që ato të strehojnë migrantët e refuzuar. Si shembull përmendet shpesh marrëveshja e fundit me Tunizinë. Në këmbim të ndihmës ekonomike, Tunizia ka rënë dakord të pranojë shtetasit e saj që dëbohen nga BE-ja.

Megjithatë qeveria tuniziane nuk dëshiron të lejojë persona nga vende të ndryshme afrikne që kanë emigruar në BE nëpërmjet territorit të Tunizisë që të kthehen në këtë vend. Një marrëveshje e ngjashme e nënshkruar me Turqinë në vitin 2016 pati si rezultat pakësimin e numrit të refugjatëve sirianë që hynin në Greqi. Por kjo marrëveshje tani nuk vlen më, sepse Turqia nuk i pranon më sirianët e dëbuar nga Greqia./DW

 



Ju sugjerojmë

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë
Aktualitet

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë

12 Qershor, 2025 1:31 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Kandidatët e opozitës akuzojnë se u janë devijuar votat/ Berisha: Do t’i mbështesim

12 Qershor, 2025 1:28 pm
Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin
Aktualitet

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin

12 Qershor, 2025 1:27 pm
“S’ka moshë mbrojtja e së vërtetës”/Berisha:30 vite në politikë, por ky është mision
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Berisha: Nuk e kemi ende në dorë vendimin për çështjen në gjykim

12 Qershor, 2025 1:00 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Patos/Babë e bir dhunojnë me grushte 60-vjeçarin,njëri prej tyre goditet me kaçavidë

12 Qershor, 2025 12:57 pm
Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca

12 Qershor, 2025 12:49 pm
34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve
Aktualitet

34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve

12 Qershor, 2025 12:48 pm
I vodhi grekut 40 krerë bagëti dhe i solli në Shqipëri, kapet çobani
Aktualitet

Murtaja e bagëtive të imëta në Shqipëri/Ministria e Bujqësisë: 4 vatra të…

12 Qershor, 2025 12:39 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon Alimehmetin / Kërkoi rinumërimin e votave preferenciale
Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon Alimehmetin / Kërkoi rinumërimin e votave preferenciale

12 Qershor, 2025 12:32 pm
Pavarësia e Kosovës, Presidenti Begaj: Pjesë e themelit të paqes në rajon, shtyllë e sigurisë evropiane
Aktualitet

Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

12 Qershor, 2025 12:23 pm
Para
I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

Merrnin gurë dekorativë nga Mali i Tomorrit, nën hetim administratorëve e dy firmave

Kryeministri Edi Rama vizitë zyrtare në Francë

Kryeministri Edi Rama vizitë zyrtare në Francë
















TE FUNDIT

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë
12 Qershor, 2025

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në rrjetet sociale ka uruar 34 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë!...

Lexo më shumë

Kandidatët e opozitës akuzojnë se u janë devijuar votat/ Berisha: Do t’i mbështesim

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
12 Qershor, 2025

Në konferencën për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk e njeh legjitimitetin e zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin
12 Qershor, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar për kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës me 700 euro....

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/Berisha: Nuk e kemi ende në dorë vendimin për çështjen në gjykim

“S’ka moshë mbrojtja e së vërtetës”/Berisha:30 vite në politikë, por ky është mision
12 Qershor, 2025

Pasi Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 30 qershor, ora 10:00 për të zhvilluar seancën e parë në themel për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com