Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pakt i migracionit, ja cilat janë të rejat nga politika europiane e azilit 

2024/05/15 at 1:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Pakt i migracionit, ja cilat janë të rejat nga politika europiane e azilit 

Diskutimet zgjatën për vite me radhë dhe tani vendet anëtare të BE i vunë vulën një pakete ligjore që pritet të ashpërsojë procesin e azilit dhe të mbyllë edhe më shumë kufijtë. Si do të funksionojë kjo? 


Pas gati një dekade bisedimesh këmbëngulëse, Këshilli i BE-së, pra përfaqësuesit nga 27 vendet anëtare, i vunë vulën të martën (14.5.2024) reformimit me themel të procesit të azilit në BE. I ashtuquajturi Pakti i Migracionit, që përbëhet nga dhjetë ligje, do të ulë sidomos shifrat e ardhjeve të reja të migrantëve, do të shpejtojë proceset e azilit dhe do t’i vendosë ato në kufijtë e jashtëm të BE-së. Sipas të dhënave nga zyra e statistikave të BE-së, Eurostat, numri i kërkesave për azil ka qenë vitin e kaluar 1,14 milionë. Prej vitesh ky numër ka qenë vazhdimisht në rritje. Përveç kësaj, që prej vitit 2022, në BE janë vendosur rreth katër milionë refugjatë lufte të ardhur nga Ukraina. 

Si do të zhvillohen proceset e azilit në kufijtë e jashtëm? 

Mbas mbërritjes me rrugë tokësore, detare, apo ajrore azilkërkuesit dhe refugjatët, duhet të identifikohen brenda shtatë ditësh dhe të regjistrohen në të dhënat e zgjeruara biometrike, “Eurodac”. 

Migrantët nga shtetet me kuotë pranimi nën 20 përqind do të mbahen në kufi, pa lëvizur për një periudhë kohore maksimumi 12 javë. Në këto kampe që duhet tani të ngrihen në Greqi, Itali, Maltë, Spanjë, Kroaci dhe Qipro do të merret vendimi se kush do të kthehet mbrapsht në vendlindje, pa qenë nevoja për të bërë verifikime të tjera. Kjo prek një pakicë të të ardhurve. Kapaciteti i këtyre kampeve duhet të jetë në gjithë BE-në, për 30 mijë vetë. 

Migrantët nga shtetet me kuotë më të lartë pranimi do të hyjnë në proces normal azili. Ky proces, që mund të zgjasë sot për vite të tëra, duhet kryer në periudhë më të shkurtër kohore. Azilkërkuesit, kërkesa e të cilëve refuzohet, duhet të dëbohen direkt prej kufijve të jashtëm.
Si do të lehtësohen shtetet që ndodhen në kufijtë e jashtëm? 

Shtetet e BE-së, në të cilat emigrantët mbërrijnë së pari do t’ua japin shteteve të tjera të BE-së një pjesë të azilkërkuesve ose emigrantëve që kanë shanse të mëdha për të marrë azilin. Midis shteteve anëtare të BE-së, duhet të sundojë një „solidaritet i detyrueshëm”. Shtetet si Hungaria, që nuk duan të pranojnë njeri, duhet të paguajnë një kompesim ose t’i dërgojnë personel dhe pajisje shteteve të BE-së, ku emigrantët hedhin hapin e parë kur hyjnë në BE. Shuma për kompesimin është 20 mijë euro për çdo migrant që nuk pranohet. 

Ky system kompesimi nuk është vendosur me ligj, por duhet parë nga rasti në rast nga vendet anëtare. Nëse një vend ndihet i mbingarkuar, atëherë ai mund t’i lehtësojë ligjet dhe të kërkojë më shumë solidaritet. Në rast se ndodh ky “rast krize”, atëherë të 27 shtetet i marrin vendimet së bashku. Është lënë pra kështu shumë hapësirë për grindje politike. 

Si do të lehtësohen vendet e synuara nga migrantët? 

Shumë azilkërkues kanë dashur deri tani që nga Greqia apo Italia të shkojnë direkt në Gjermani, Austri, Francë ose Holandë e Belgjikë. E njëjta gjë vlen edhe për azilkërkuesit, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar. Shteti ku migrantët shkojnë fillimisht, si përshembull Italia, do ishte faktikisht i detyruar t‘i pranojë sërish ata migrantë, kërkesa për azil e të cilëve nuk është pranuar nga vendet e tjera. Por në praktikë kjo gjë nuk ndodh. Pakti i ri i Migracionit e përpunon edhe një herë këtë rregull. Joshjet për migracion të brendshëm në BE, të ashtuquajturat faktorë tërheqës, duhen dobësuar nëpërmjet vendosjeve të kushteve të pranimit dhe pagesave të unifikuara në gjithë BE-në. 

Do të thjeshtësohen dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar? 

Pakti i ri i Migracionit parashikon që në të ardhmen njerëzit të dëbohen më herët dhe do të kthehen në vendet që janë shpallur vende të sigurta origjine ose tranziti. Për këtë BE është duke u munduar të arrijë më shumë marrëveshje me vendet e treta, në mënyrë që këto të pranojnë më shumë migrantë të refuzuar. Si shembull këtu përmendet shpesh marrëveshja e arritur së fundi me Tunizinë. Me anë të ndihmave ekonomike, Tunizia ka deklaruar të pranojë sërish qytetarët e vet. Kurse njerëzit nga Afrika poshtë Saharasë, që migrojnë në BE nëpërmjet Tunizisë, qeveria tuniziane ka thënë se nuk do t’i lejojë të hyjnë në Tunizi. Një marrëveshje e arritur me Turqinë në vitin 2016, bëri që për katër vjet me rradhë në Greqi të hyjnë më pak refugjatë sirianë. Ndërkohë kjo marrëveshje nuk është më në fuqi, sepse Turqia nuk i pranon më sirianët që vijnë nga Greqia. 

Si mund të pengohet parashtrimi disa herë i kërkesave për azil? 

Mbrojtësit e kufirit të BE-së, do të bëjnë në të ardhmen regjistrimin e të gjitha hyrjeve në BE, pa krijuar boshllëqe dhe do t’i hedhin të dhënat biometrike në një bankë të zgjeruar të dhënash, që do të përdoret nga të gjitha autoritetet e Europës. Kështu do të shihet nëse një migrant, kërkesa e të cilit nuk është pranuar në Greqi, të bëjë përshembull kërkesë për azil edhe në Austri, ose të udhëtojë në shumë vende të BE-së. Këta azilkërkues do të detyrohen më lehtë të kthehen në vendin ku kanë shkelur së pari BE-në dhe nga andej, në vendin e origjinës. Përpjekja për të detyruar regjistrimin është bërë disa herë që nga viti 2015. Banka e deritanishme e të dhënave, Eurodac, në të cilën ruhen vetëm shenjat e gishtave, ka pasur boshllëqe të mëdha dhe mangësi teknike. 

Pse mbetet i diskutueshëm Pakti i Migracionit?
Ata që e përkrahin Paktin argumentojnë se ashpërsimi i rregullave dhe proceseve, që çojnë në dëbime më të shpejta, do të ndikojë në vazhdimësi në krijimin e klimës së frikësimit. Kështu më pak njerëz do të marrin rrugën e migracionit, sepse shanset për të qendruar në Europë me një kërkesë të refuzuar azili ose pa një proces tjetër të rregullt, do të pakësohen. 

Ata që e kritikojnë Paktin ankohen se e drejta e azilit në BE është dobësuar dhe në të ardhmen do të dëbohen edhe ata që kanë vërtet nevojë për mbrojtje. Vdekja e refugjatëve në Detin Mesdhe do të vazhdojë. 

Si do bëhet më tej? 

Tani, meqenëse ligjet dhe dekretet e ndryshme të Paktit të Migracionit, duhet të zbatohen, pritet të shihet nëse dhe si të gjitha shtetet anëtare të BE-së do t’i respektojnë detyrimet e reja. A do të ngrejë Italia kampe të mbyllura në kufi? A do të tregojnë vërtet solidaritet për të pranuar migrantët ose për të financuar pranimin e tyre vendet e veriut dhe lindjes së Europës? Zbatimi i rregullave të reja do të zgjasë deri në dy vjet. Kështu që pas disa vitesh do të shihet nëse numri i azilkërkuesve do të bjerë vërtet./DW 



Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Sot protesta e rradhës nga opozita/ Policia me plan masash, ja rrugët që bllokohen në kryeqytet

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, vihen në hetim 12 protestues

Babai denoncon në polici: Kam humbur kontaktet me djalin 30 vjeç 

Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

I vuri eksploziv magazinës në Durrës, shpallet në kërkim 24-vjeçari
















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com